Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Përfundon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët rikthehen në auditorë

    November 2, 2026

    Thomas Enkelana reagon pas zjarrit në fabrikën e kafesë: Aktiviteti vijon normalisht

    November 2, 2026

    Baçallëku, bujqësia humbet shpresën, fermerët përballen me mungesën e ujit dhe tregut

    November 2, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » “Kujtesa e shtypur” në Ersekë, ekspozita që rikthen historinë e medias shqiptare nga 1883 deri në 1944
    Kulture

    “Kujtesa e shtypur” në Ersekë, ekspozita që rikthen historinë e medias shqiptare nga 1883 deri në 1944

    May 4, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Në qytetin e Ersekës është çelur ekspozita historike “Kujtesa e shtypur”, një udhëtim unik në rrugëtimin e shtypit shqiptar nga fillesat e tij deri në vitin 1944. Nën kujdesin e studiuesit Niko Kotherja, kjo ekspozitë sjell për herë të parë për publikun shqiptar materiale të rralla dhe autentike që dokumentojnë zhvillimin e gazetarisë dhe botimeve shqiptare ndër dekada.

    Ekspozita prezanton periodikë të rëndësishëm të botuar brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke nisur nga tradita e hershme e shtypit shqiptar me “L’Albanese d’Italia” të Jeronim de Radës, deri tek botime të njohura si “Flamuri i Arbërit”, “Albania”, “Drita” dhe “Koha”. Dokumente origjinale, fotografi, kupona abonimi dhe materiale arkivore sjellin një panoramë të plotë të përpjekjeve intelektuale, patriotike dhe kulturore të shqiptarëve përmes shtypit.

    Your browser does not support the video tag.

    Studiuesi Niko Kotherja e vlerësoi ekspozitën si një rikthim të memories kombëtare, ndërsa analisti Mentor Nazarko e cilësoi atë si një kujtesë të gazetarisë së vërtetë dhe sakrificave të brezave të mëparshëm. Kryebashkiaku Erion Isai theksoi se kjo nismë kulturore rikthen vëmendjen tek rrënjët e shtypit shqiptar dhe rëndësia e tij në historinë kombëtare.

    “Kujtesa e shtypur” shndërrohet kështu në një urë lidhëse mes brezave, duke sjellë në fokus historinë, identitetin dhe rolin e pazëvendësueshëm të shtypit në formësimin e ndërgjegjes shqiptare.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Shtëpia muze e Dritëro Agollit përurohet në Menkulas, në 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

    October 13, 2026

    Ledjan Zeqollari nxjerr shkrimet e rëndësishme për Linin më 1923

    October 6, 2026

    Ersekë, Rinalt Kasko promovon librin e parë me poezi “Qyteti prej letre”

    October 1, 2026

    Poezia e Dhimitër Pojanakut, një mbrëmje mes vargut, muzikës dhe emocioneve

    September 27, 2026
    TE FUNDIT

    Përfundon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët rikthehen në auditorë

    November 2, 2026

    Thomas Enkelana reagon pas zjarrit në fabrikën e kafesë: Aktiviteti vijon normalisht

    November 2, 2026

    Baçallëku, bujqësia humbet shpresën, fermerët përballen me mungesën e ujit dhe tregut

    November 2, 2026

    Skënderbeu dhe Vllaznia ndajnë pikët në Korçë, barazim 1-1 mes rasteve të shumta dhe pretendimeve për penallti

    November 2, 2026
    EKSKLUZIVE

    100 filma nga 40 vende të botës, KO:SH Film Fest rikthen kinemanë ndërkombëtare në Korçë

    Devoll/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi një ngjarje kriminale në familje

    Procedime për kalim të paligjshëm kufiri dhe prerje të paligjshme pyjesh në Qarkun Korçë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.