Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Shtëpia muze e Dritëro Agollit përurohet në Menkulas, në 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

    October 13, 2026

    “Çfarë të parësh kërkojnë në Korçë?” – Marin Mema shpërthen ndaj zv.ministrit grek: Jam “Non grata” prej 14 vitesh në Greqi!

    October 13, 2026

    Mamografitë e lëvizshme në Krujë dhe Korçë, vijon depistimi i kancerit të gjirit

    October 13, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Shtëpia muze e Dritëro Agollit përurohet në Menkulas, në 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit
    Kulture

    Shtëpia muze e Dritëro Agollit përurohet në Menkulas, në 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

    October 13, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Shtëpia ku lindi dhe u formua shkrimtari i madh Dritëro Agolli është kthyer në muze në fshatin Menkulas të Devollit. Përurimi u zhvillua në 95-vjetorin e lindjes së një prej emrave më të rëndësishëm të letrave shqipe, duke përmbushur një dëshirë të kahershme të familjes dhe të banorëve të zonës.

    Në ceremoni ishte i pranishëm Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili vlerësoi rëndësinë e veçantë që poeti ka për Devollin dhe gjithë shqiptarët. Ai theksoi se muzeu nuk duhet të prezantojë vetëm shkrimtarin përmes veprave të tij, por edhe njeriun, kujtimet dhe lidhjen me familjen e vendlindjen.

    Your browser does not support the video tag.

    Emocionet nuk munguan as për nipin e shkrimtarit, Emil Agolli, i cili u shpreh i lumtur që dëshira e gjyshit të tij u bë realitet. Ai tregoi se familja ka bashkëpunuar me bashkinë për krijimin e muzeut, duke sjellë objekte dhe shkrime që lidhen me jetën dhe krijimtarinë e Dritëroit. Sipas tij, ky është vendi ku poeti u formua dhe ku hodhi rrënjët e tij.

    Ndërkohë, kryetari i shoqatës “Devolli”, Guri Seferi, e cilësoi përurimin si realizimin e një ëndrre të devollinjve. Ai u shpreh se shtëpia muze pritet të shërbejë jo vetëm si një pikë e rëndësishme historike e kulturore, por edhe si një atraksion turistik dhe ekonomik për zonën.

    Shtëpia muze e Dritëro Agollit pritet të tërheqë vizitorë të interesuar për jetën dhe veprën e shkrimtarit, duke sjellë në vëmendje lidhjen e tij të veçantë me Menkulasin, Devollin dhe traditat e kësaj treve. Përmes këtij muzeu, trashëgimia e një prej figurave më të shquara të letërsisë shqiptare do të vijojë të ruhet dhe të përcillet te brezat e rinj.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Ledjan Zeqollari nxjerr shkrimet e rëndësishme për Linin më 1923

    October 6, 2026

    Ersekë, Rinalt Kasko promovon librin e parë me poezi “Qyteti prej letre”

    October 1, 2026

    Poezia e Dhimitër Pojanakut, një mbrëmje mes vargut, muzikës dhe emocioneve

    September 27, 2026

    Ylljet Aliçka shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    September 18, 2026
    TE FUNDIT

    Shtëpia muze e Dritëro Agollit përurohet në Menkulas, në 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

    October 13, 2026

    “Çfarë të parësh kërkojnë në Korçë?” – Marin Mema shpërthen ndaj zv.ministrit grek: Jam “Non grata” prej 14 vitesh në Greqi!

    October 13, 2026

    Mamografitë e lëvizshme në Krujë dhe Korçë, vijon depistimi i kancerit të gjirit

    October 13, 2026

    Po konfirmohet si forcë e pamposhtur në kampionat, Pogradeci “pa limite” në marshin drejt elitës

    October 12, 2026
    EKSKLUZIVE

    SHORTI/ Java e parë: Skënderbeu pret Burrelin, Pogradeci pret Lushnjën. Ja java e parë

    “Në ’76-ën, Presidenti i Republikës Haxhi Lleshi, internoi në Mollas gruan e tij, të birin dhe vëllezërit e kushërinjtë e gruas” / Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

    “Të zhdukim me acid” – Zbardhet dosja tronditëse: Vëllai i deputetit Nallbati dhe dy të tjerë morën peng dhe torturuan Ilir Topçiun

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.