Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takojnë kryeministrin: Marrim 10 mijë lekë pension në muaj

    September 16, 2026

    “Do shkrihet Kolonja dhe Devolli më vonë”, ja çfarë ndodhi brenda takimit të Ramës në Korçë

    September 16, 2026

    ZLATKO KRAMARIĆ – AMBASADORI I KROACISË NË SHQIPËRI

    September 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » “Atdheu im”, koncerti që bashkoi këngën shqipe në zemër të Pogradecit
    Kulture

    “Atdheu im”, koncerti që bashkoi këngën shqipe në zemër të Pogradecit

    July 17, 2026Updated:July 17, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Mijëra pushues vendas dhe të huaj që po kalojnë ditët e verës në Pogradec kanë shijuar një mbrëmje të veçantë artistike në Odeonin e qytetit. Koncerti “Atdheu im” solli në skenë emra të njohur të muzikës shqiptare, të cilët interpretuan këngë tradicionale dhe qytetare nga të gjitha trevat shqiptare.

    Në koncert morën pjesë artistët Kastriot Tusha, Selami Kolonja, Enkelejda Arifi, Hysni Alushi dhe Nikollë Prelaj, të cilët përcollën për publikun një repertor të pasur me këngë nga veriu në jug të Shqipërisë, duke promovuar trashëgiminë muzikore shqiptare.

    Your browser does not support the video tag.

    Artistët vlerësuan atmosferën e krijuar në Pogradec, duke e cilësuar publikun si një nga më të ngrohtët dhe më mikpritësit. Ata theksuan se koncerti mbart mesazhin e bashkimit përmes këngës shqipe dhe të ruajtjes së identitetit kombëtar.

    Emocionet në skenë u shoqëruan me duartrokitjet e publikut, ku krahas qytetarëve pogradecarë ishin të pranishëm edhe shumë turistë vendas e të huaj, të cilët shijuan performancat artistike në një nga mbrëmjet kulturore të sezonit veror.

    Koncerti “Atdheu im” është pjesë e një turneu artistik që synon të promovojë vlerat e muzikës shqiptare. Pas ndalesës në Pogradec, turneu do të vijojë në qytete të tjera të Shqipërisë, si edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, me synimin që kënga shqipe të jehojë në të gjitha trevat shqiptare.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Rikthehet në Pogradec Festivali i Monodramës “Albamono”

    September 13, 2026

    Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë mbyll edicionin e 13-të në Korçë

    September 7, 2026

    Nga gjurmët e Rrugës Egnatia te varret monumentale të Selcës së Poshtme dhe letra e kolonelit francez, përse Podradeci po josh turistët

    September 5, 2026

    “Arti bashkon atë që politika ndan”, Pogradeci mbledh piktorë nga më shumë se 10 vende

    August 31, 2026
    TE FUNDIT

    Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takojnë kryeministrin: Marrim 10 mijë lekë pension në muaj

    September 16, 2026

    “Do shkrihet Kolonja dhe Devolli më vonë”, ja çfarë ndodhi brenda takimit të Ramës në Korçë

    September 16, 2026

    ZLATKO KRAMARIĆ – AMBASADORI I KROACISË NË SHQIPËRI

    September 16, 2026

    NGA KORÇA TEK PEPSI/ SHQIPTARJA QË U PËRFSHI NË FUSHATAT E SUPER BOWL ME YJET BOTËRORË…

    September 16, 2026
    EKSKLUZIVE

    Gramozi blihet nga italianët, Erseka drejt një epoke të re sportive

    Vrasja në Korçë/ Apeli i fortë i Mitropolitit Anastas: Jeta është dhuratë e Perëndisë, asgjë nuk e justifikon marrjen e saj

    Festa e Birrës mbush Korçën, qyteti i tejmbushur me vizitorë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.