Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Përfundon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët rikthehen në auditorë

    November 2, 2026

    Thomas Enkelana reagon pas zjarrit në fabrikën e kafesë: Aktiviteti vijon normalisht

    November 2, 2026

    Baçallëku, bujqësia humbet shpresën, fermerët përballen me mungesën e ujit dhe tregut

    November 2, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » “Atdheu im”, koncerti që bashkoi këngën shqipe në zemër të Pogradecit
    Kulture

    “Atdheu im”, koncerti që bashkoi këngën shqipe në zemër të Pogradecit

    July 17, 2026Updated:July 17, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Mijëra pushues vendas dhe të huaj që po kalojnë ditët e verës në Pogradec kanë shijuar një mbrëmje të veçantë artistike në Odeonin e qytetit. Koncerti “Atdheu im” solli në skenë emra të njohur të muzikës shqiptare, të cilët interpretuan këngë tradicionale dhe qytetare nga të gjitha trevat shqiptare.

    Në koncert morën pjesë artistët Kastriot Tusha, Selami Kolonja, Enkelejda Arifi, Hysni Alushi dhe Nikollë Prelaj, të cilët përcollën për publikun një repertor të pasur me këngë nga veriu në jug të Shqipërisë, duke promovuar trashëgiminë muzikore shqiptare.

    Your browser does not support the video tag.

    Artistët vlerësuan atmosferën e krijuar në Pogradec, duke e cilësuar publikun si një nga më të ngrohtët dhe më mikpritësit. Ata theksuan se koncerti mbart mesazhin e bashkimit përmes këngës shqipe dhe të ruajtjes së identitetit kombëtar.

    Emocionet në skenë u shoqëruan me duartrokitjet e publikut, ku krahas qytetarëve pogradecarë ishin të pranishëm edhe shumë turistë vendas e të huaj, të cilët shijuan performancat artistike në një nga mbrëmjet kulturore të sezonit veror.

    Koncerti “Atdheu im” është pjesë e një turneu artistik që synon të promovojë vlerat e muzikës shqiptare. Pas ndalesës në Pogradec, turneu do të vijojë në qytete të tjera të Shqipërisë, si edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, me synimin që kënga shqipe të jehojë në të gjitha trevat shqiptare.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Shtëpia muze e Dritëro Agollit përurohet në Menkulas, në 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

    October 13, 2026

    Ledjan Zeqollari nxjerr shkrimet e rëndësishme për Linin më 1923

    October 6, 2026

    Ersekë, Rinalt Kasko promovon librin e parë me poezi “Qyteti prej letre”

    October 1, 2026

    Poezia e Dhimitër Pojanakut, një mbrëmje mes vargut, muzikës dhe emocioneve

    September 27, 2026
    TE FUNDIT

    Përfundon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët rikthehen në auditorë

    November 2, 2026

    Thomas Enkelana reagon pas zjarrit në fabrikën e kafesë: Aktiviteti vijon normalisht

    November 2, 2026

    Baçallëku, bujqësia humbet shpresën, fermerët përballen me mungesën e ujit dhe tregut

    November 2, 2026

    Skënderbeu dhe Vllaznia ndajnë pikët në Korçë, barazim 1-1 mes rasteve të shumta dhe pretendimeve për penallti

    November 2, 2026
    EKSKLUZIVE

    Vapa shton rastet në Pediatrinë e Korçës, deri në 45 fëmijë paraqiten çdo ditë me probleme gastrointestinale

    Niko Peleshi voton në Korçë: Procesi ka nisur me qetësi dhe qytetari, të japim shembullin më të mirë demokratik

    78 vite Spitali i Pogradecit – Histori, kujtim dhe vlerësim për mjekët që shërbyen qytetin

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.