Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Përfundon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët rikthehen në auditorë

    November 2, 2026

    Thomas Enkelana reagon pas zjarrit në fabrikën e kafesë: Aktiviteti vijon normalisht

    November 2, 2026

    Baçallëku, bujqësia humbet shpresën, fermerët përballen me mungesën e ujit dhe tregut

    November 2, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Mbrëmja e yjeve të baletit magjeps Drenovën, MIK Festival mbyllet sot me dy koncerte finale
    Kulture

    Mbrëmja e yjeve të baletit magjeps Drenovën, MIK Festival mbyllet sot me dy koncerte finale

    July 13, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Edicioni i nëntë i MIK Festival vijoi mbrëmjen e së dielës me një nga netët më të veçanta të programit artistik. Në Polin e Eventeve në Drenovë u zhvillua “Mbrëmja e Yjeve të Baletit”, ku në skenë u ngjitën balerinë të njohur shqiptarë, pjesë e trupave prestigjioze evropiane, artistë të huaj, si edhe solistë të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

    Mbrëmja u kurorëzua me interpretimin e divës së muzikës shqiptare, Inva Mula, e cila solli emocione të forta për publikun e shumtë të pranishëm.

    Your browser does not support the video tag.

    Sopranoja Inva Mula e cilësoi këtë si një nga netët më të bukura të MIK Festivalit, duke vlerësuar nivelin artistik të baletit dhe përzgjedhjen e programit.

    Edhe balerina Anbeta Toromani u shpreh e emocionuar për atmosferën e krijuar, duke theksuar se artistët dhanë maksimumin në skenë dhe se bashkëpunimi mes artistëve shqiptarë e të huaj ishte i shkëlqyer.

    Violonçelistja Juliana Laska e përshkroi koncertin si një natë magjike, ndërsa veçoi emocionin e interpretimit në vendlindje, mes natyrës dhe tingujve të zogjve.

    Për balerinën franceze Irene Savary, kjo ishte vizita e parë në Shqipëri. Ajo e cilësoi eksperiencën fantastike dhe vlerësoi skenën e ngritur në natyrë si të mrekullueshme.

    Ndërsa solistja e parë Adela Muçollari e përshkroi mbrëmjen si “qershia mbi tortë” për baletin, duke theksuar se artistët shqiptarë janë ambasadorët më të mirë të vlerave të vendit.

    MIK Festival ul siparin këtë të hënë me dy aktivitetet e fundit artistike. Njëri koncert do të zhvillohet në Kishën e Shën Kollit në Hocisht, ndërsa mbrëmja përmbyllëse do t’i dedikohet serenatave korçare në Parkun “Rinia” në Korçë.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Shtëpia muze e Dritëro Agollit përurohet në Menkulas, në 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

    October 13, 2026

    Ledjan Zeqollari nxjerr shkrimet e rëndësishme për Linin më 1923

    October 6, 2026

    Ersekë, Rinalt Kasko promovon librin e parë me poezi “Qyteti prej letre”

    October 1, 2026

    Poezia e Dhimitër Pojanakut, një mbrëmje mes vargut, muzikës dhe emocioneve

    September 27, 2026
    TE FUNDIT

    Përfundon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët rikthehen në auditorë

    November 2, 2026

    Thomas Enkelana reagon pas zjarrit në fabrikën e kafesë: Aktiviteti vijon normalisht

    November 2, 2026

    Baçallëku, bujqësia humbet shpresën, fermerët përballen me mungesën e ujit dhe tregut

    November 2, 2026

    Skënderbeu dhe Vllaznia ndajnë pikët në Korçë, barazim 1-1 mes rasteve të shumta dhe pretendimeve për penallti

    November 2, 2026
    EKSKLUZIVE

    Barazimi Besa-Pogradeci, Zguro: Arbitrit iu bë presion më dhomat e zhveshjes

    Arrestohet 25 vjeçari në Drenovë – burri në Podgorie “degjeneron” gruan

    Hetim për ‘Shpërdorim detyre’ në Spitalin Rajonal Korçë për shërbimin e ushqimit të pacientëve

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.