Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Një 60 vjeçar është gjetur pa shenja jete buzë lumit që ndan disa prej fshatrave të Devollit.

    May 7, 2026

    Kush është Soljana Çili, korçarja në faqet e “Vogue”, shqiptarja në elitën globale të psikologjisë së modës.

    May 6, 2026

    Pak orë pas largimit nga Pogradeci, Vangjel Zguro nuk humb kohë dhe “transferohet” te kryeqytetasit

    May 6, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Barazimi Besa-Pogradeci, Zguro: Arbitrit iu bë presion më dhomat e zhveshjes
    Sport

    Barazimi Besa-Pogradeci, Zguro: Arbitrit iu bë presion më dhomat e zhveshjes

    October 22, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Vangjel Zguro ka shpërthyer me akuza pas ndeshjes Besa-Pogradeci, që u mbyll me barazim 1-1. Kapiteni i liqenorëve pretendon se presidenca e Besës është futur në pushimin e ndeshjes, pikërisht te dhoma e zhveshjes së gjyqtarëve duke bërë presion.

    Sfida u luajt në stadiumin “Luz i Vogël”, pikërisht më 19 tetor. Akuzat e rënda ndërkohë u bënë një ditë më vonë nga Zguro

    Your browser does not support the video tag.

    “Kam një pyetje, të gjithë aty e njihni sportin. Si ka mundësi, mbrojtësi i Besës bie mbi lojtarin tonë. Nuk është se ka rënë lojtari ynë dhe mbrojtësi i Besës është në këmbë, por bie mbi lojtarin tonë.

    Gjatë lojës, ndërhyrje të pastra nga ana jonë, faulle normale. Direkt karton i verdhë. Ekipi i Besës asnjë karton të verdhë. Gjashtë kartonë të verdhë, sapo filloi pjesa e dytë.

    Biseda me gjyqtarin? I shkova dhe i thashë: ‘Për çfarë arsye nuk e jep o vëlla se po bëhen investime të mëdha. Një javë më përpara ajo goca, tani ti’. Nuk dinte çfarë të më thoshte. I thashë për çfarë arsye, m’u përgjigj. Ishte i shokuar fare, nuk jepte asnjë përgjigje.

    Kur mbaroi pjesa e parë, kanë hyrë stafi i Besës, i kanë bërë jashtë mase presion se mbaroi pjesa e parë 0 me 1. I kanë hyrë në dhomën e zhveshjes, i kanë bërë jashtë mase presion.

    Nuk kam asgjë me ekipin e Besës, të kuptohemi, janë profesionistë. Disa gjëra duhen thënë, nëse gënjej unë, aty janë 60 veta poshtë, 30 lojtarë tonë dhe 30 të Besës. E panë edhe ata, edhe ne. Hynë stafi i Besës, presidenca e Besës i ka bërë presion arbitrit kur ka mbaruar pjesa e parë. Tani disa gjëra të vërteta duhen thënë. Ndoshta e marrin edhe portalet, mund ta shkruajnë. Po të duan, nëse stadiumi ka kamera konfirmohet. Nuk mund të lejohet të hyjë presidenca poshtë te arbitri. Normalisht kjo gjë mund të ketë ndikuar tek ai, përderisa nuk ka dhënë penalltinë sepse është e pastër fare. Unë po flas për pretendimet tona, ndoshta Besa mund të ketë të tyre për gol sepse edhe atyre i është anuluar një gol në pjesë të parë. Arbitri e ka ngritur për pozicion jashtë loje. Unë flas për pretendimin tim, është penallti 100% dhe karton i kuq. Të jem realist, ato janë për Besën, nuk mund të flas për Besën. Edhe faullet, nëse ti më jep karton të verdhë unë nuk mund të hy dot më se jam i kushtëzuar. Ai na dha 7 kartonë të verdhë, sa filloi pjesa e dytë. Dorë për dorë, kush hynte nga ne dhe bënte faull, direkt të verdhë.

    Tani të vijë një ekip me pretendime, t’ja hash hakun… Vjen Luftëtari, pa pretendime, ia jep atë që duhet dhënë sipas arbitrit, hallall jepja. Po na jep dhe neve, kur është për t’u dhënë. Vijnë njerëzit, ekipet në Pogradec dhe Korçë, luajnë futboll dhe ikin pastër fare. Iu japim dorën, fituan, bravo. Po jo tani… Dhe dalim ne të këqinj, se po kërkove të drejtën këtu del i keq. Shyqyr që jeni si emisione që e flasim diçka. Nuk zgjidhim gjë, por të paktën themi diçka. Të shikojë edhe opinioni çfarë ndodh. Shihe arbitrin te video sa afër është. Është shumë afër, e ka para syve.

    Tani presim Kastriotin, nëse nuk fitojmë me heq bluzat pastaj dhe me ik fare, çfarë me thënë. Shënoje, unë i mbaj fjalët. I kam pak qejf deklaratat. Shumë shpejt, brenda dhjetorit, kur mbaron dmth dy fazat e para, besoj se do jemi shumë afër me pikë me Skënderbeun. Do lëvizë me 3-4 pikë diferenca, Skënderbeu nga ne. Ndoshta nuk është me e thënë, por unë e jap këtë deklaratë duke parë ndryshimin që ka ndodhur me ardhjen e trajnerit të ri, grintën. Shoh ekipin, e pashë edhe këtë javë me Besën. Kishte momente shumë të mira edhe ekipi i Besës, por edhe ne. 5 minuta luante Besa, 5 minuta ne. Dukej ajo grinta që ishim një ekip tjetër. Brumi është dhe besoj shumë që ishalla kemi për të filluar që këtë javë të marrim ngritje. Duke njohur edhe kampionatin shqiptar, edhe Skënderbeu nuk është se ka luajtur në fushat e vështira. Prandaj besoj se mund t’i kapim. Ne presim Kastriotin këtë javë, kur Skënderbeu shkon në transfertë ndaj Kastriotit. I kam bërë pak llogaritë edhe unë. Kam dëshirë të ngjitemi të dyja ekipet. Besoj Skënderbeu e ka marrë rrugën për t’u ngjitur. Dhe unë e duam me shpirt sepse kam luajtur aty 3 vite dhe nuk mund t’i hedh poshtë”, u shpreh Zguro.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Pak orë pas largimit nga Pogradeci, Vangjel Zguro nuk humb kohë dhe “transferohet” te kryeqytetasit

    May 6, 2026

    Laçi shpallet kampion në Korçë mes tensioneve, Skënderbeu humb titullin në sekondat e fundit

    May 5, 2026

    Pogradeci shkruan histori, shpallet kampion i Shqipërisë në volejboll për femra dhe kompleton tripletën e artë

    May 5, 2026

    Takaj nuk u beson syve, korçarët në lot dhe Duka që bën humor me Laskajn: Ja çfarë ndodhi pas golit epik që i dha Laçit titullin përballë Skënderbeut

    May 4, 2026
    TE FUNDIT

    Një 60 vjeçar është gjetur pa shenja jete buzë lumit që ndan disa prej fshatrave të Devollit.

    May 7, 2026

    Kush është Soljana Çili, korçarja në faqet e “Vogue”, shqiptarja në elitën globale të psikologjisë së modës.

    May 6, 2026

    Pak orë pas largimit nga Pogradeci, Vangjel Zguro nuk humb kohë dhe “transferohet” te kryeqytetasit

    May 6, 2026

    Salianji telendis Nokën: O Flamur çupëlina të kujtohet kur erdhe me fustan tek burgu i Fierit?!

    May 6, 2026
    EKSKLUZIVE

    Arrestime dhe procedime në Korçë e Pogradec: aksident në gjendje të dehur, vjedhje dhe energji e paligjshme

    Prapaskenat e “Rënies” së Veliajt: Paralajmërimi i Injoruar në Pogradec dhe Përplasja me Altin Dumanin

    Ambasadori i Hollandës në Shqipëri Reinout Vos,deklaratë nga Korça

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.