Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Mbi 7 muaj pa dëmshpërblim, fermerët e Maliqit paralajmërojnë protesta

    September 23, 2026

    Kreut i SHISH mesazh Agasit: Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot, do të përfundojmë keq! Na kanë bërë shumë gjëra o shpirt

    September 23, 2026

    Lidhja me Ergys Agasin – Kush është Sokol Meqemeja, biznesmeni i sektorit të mishit që del në përgjime

    September 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Hetim për ‘Shpërdorim detyre’ në Spitalin Rajonal Korçë për shërbimin e ushqimit të pacientëve
    Vendi

    Hetim për ‘Shpërdorim detyre’ në Spitalin Rajonal Korçë për shërbimin e ushqimit të pacientëve

    March 13, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka regjistruar kryesisht një procedim penal për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pas publikimeve në media lidhur me problematika në menaxhimin e shërbimit të ushqimit për pacientët në Spitali Rajonal Korçë.

    Procedimi penal është regjistruar pas publikimit të një materiali investigativ më 11 mars 2026 në emisionin Piranjat, ku u referuan gjetje nga raporti i auditimit i Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas raportit, janë evidentuar problematika në menaxhimin dhe organizimin e shërbimit të ushqimit për pacientët.

    Your browser does not support the video tag.

    Në kuadër të këtij procedimi, Prokuroria ka urdhëruar oficerët e policisë gjyqësore të kryejnë një sërë veprimesh hetimore për verifikimin e plotë të rrethanave të paraqitura në materialin e publikuar. Hetimet do të përfshijnë administrimin e dokumentacionit përkatës dhe identifikimin e çdo personi që mund të ketë përgjegjësi ligjore në lidhje me këtë çështje.

    Hetimi zhvillohet në funksion të rolit që kanë institucionet publike për garantimin e standardeve të shërbimit dhe mbrojtjen e shëndetit të pacientëve dhe qytetarëve të Qarkut Korçë.

    Prokuroria thekson se mbetet e angazhuar për zhvillimin e një hetimi të plotë, të paanshëm dhe në përputhje me ligjin.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Mbi 7 muaj pa dëmshpërblim, fermerët e Maliqit paralajmërojnë protesta

    September 23, 2026

    Kreut i SHISH mesazh Agasit: Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot, do të përfundojmë keq! Na kanë bërë shumë gjëra o shpirt

    September 23, 2026

    Lidhja me Ergys Agasin – Kush është Sokol Meqemeja, biznesmeni i sektorit të mishit që del në përgjime

    September 22, 2026

    Avokati Arben Llangozi rikthen video-denoncimin: Agasi në kërkim udhëtonte me makinën Audi A8 të Vlora Hysenit

    September 22, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    Sherr i madh në Pogradec – reagon policia

    Si të ushqeheni shëndetshëm gjatë muajit të Ramazanit?

    Korçë – Dhunë në familje, babai në pranga pas dhunës ndaj djalit

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.