Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë

    June 27, 2026

    Takaj kundërshton zërat për dënimin e Skënderbeut: UEFA na ka konfirmuar zyrtarisht se ka përfunduar

    June 27, 2026

    DËNIMI PËRFUNDON NË VITIN 2028, ZBULOHET ARSYEJA PSE NUK PO INVESTOHET TEK SKËNDERBEU

    June 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë
    Kulture

    Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë

    June 27, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Ka nisur në Pogradec edicioni i 16-të i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë, një aktivitet që për pesë ditë do ta kthejë qytetin liqenor në qendrën e kinemasë ballkanike. Mbi 60 filma nga vende të ndryshme të rajonit do të shfaqen në kinemanë e qytetit, ndërsa hyrja për publikun është e lirë.

    Organizatorja Gerta Qyrku u shpreh se këtë vit festivali sjell prodhime të reja nga Ballkani, ndërsa si risi do të shfaqen edhe filmi “Komisari i Dritës” dhe dokumentari i regjisorit Mevlan Shanaj.

    Your browser does not support the video tag.

    Ndërkohë, regjisori Eno Milkani theksoi se festivali nuk është vetëm një garë filmash, por edhe një mundësi për artistët e rajonit që të shkëmbejnë eksperienca dhe të krijojnë bashkëpunime të reja. Ai bëri të ditur se programi përfshin 10 kategori filmash, si dhe takime me emra të njohur të kinematografisë shqiptare, mes tyre edhe aktorin Vasjan Lami.

    Pjesë e pandarë e festivalit prej 16 vitesh është edhe aktorja kosovare Velina Muçolli, e cila këtë vit merr pjesë së bashku me vajzën e saj, Andrën. Ajo e cilësoi festivalin si një nga aktivitetet më të dashura dhe vlerësoi lidhjen e veçantë që ka krijuar me Pogradecin ndër vite.

    Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë do të vijojë deri më 27 qershor, duke sjellë për publikun një ndërthurje të filmit, kulturës dhe traditave të vendeve të Ballkanit, me pjesëmarrjen e artistëve, regjisorëve dhe aktorëve nga i gjithë rajoni.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Ekspozita fotografike “Shqipëria e vitit 1921” çelet në Korçë

    June 23, 2026

    Festivali Kombëtar i Sazeve ndez Kolonjën, tradita shqiptare jehon në Leskovik dhe Ersekë

    June 22, 2026

    Korça me një muze të ri etnografik, kostumet tradicionale të juglindjes ekspozohen në Pazarin e Vjetër

    June 21, 2026

    “Shpirti i Ballkanit” rikthen folklorin në Korçë, grupe nga 6 vende sjellin traditat dhe kulturën e përbashkët

    June 20, 2026
    TE FUNDIT

    Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë

    June 27, 2026

    Takaj kundërshton zërat për dënimin e Skënderbeut: UEFA na ka konfirmuar zyrtarisht se ka përfunduar

    June 27, 2026

    DËNIMI PËRFUNDON NË VITIN 2028, ZBULOHET ARSYEJA PSE NUK PO INVESTOHET TEK SKËNDERBEU

    June 27, 2026

    Ndarja e re territoriale ndez debatet në Korçë, banorët: “Mos shkrini asnjë bashki”

    June 26, 2026
    EKSKLUZIVE

    Hetuesit e BE-së në Korçë, OLAF zbarkon për skandalin e “Frontex”

    Dëborë në juglindje, temperaturat shkojnë nën minus

    Pogradec: i mituri përplaset nga makina, një tjetër shtetase sulmohet nga qen

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.