Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Lajm i fundit/Policia kap duke kërkuar 4 të rinj nga Korça në varret Ilire të Selcës

    December 13, 2025

    Emri – Arrestohet i riu duke shpërndarë drogë në Korçë

    December 13, 2025

    “Turpi ju mbuloftë, qelbësira!”/ Zgjedhja e Endrit Shabanit si Avokat Populli, ‘shpërthen’ demokrati i famshëm: Na shkatërruat, jazëk

    December 12, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Protestë në Çërravë pas debatit në Këshillin Bashkiak, Bashkia Pogradec: Vendimi është ligjor dhe në interes të komunitetit
    Vendi

    Protestë në Çërravë pas debatit në Këshillin Bashkiak, Bashkia Pogradec: Vendimi është ligjor dhe në interes të komunitetit

    November 11, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    📢Reagim i Bashkisë Pogradec

    Bashkia Pogradec, përmes këtij reagimi, sqaron opinionin publik mbi projektvendimin që lidhet me “Dhënien me qira të sipërfaqeve tokë shtetërore në Çerravë”.

    Ballkan Desina

    Ju bëjmë me dije se:

    Projektvendimi fillestar i propozuar dhe i konsultuar me banorët e Çerravës parashikonte një sipërfaqe prej 65 hektarë 8459 m2. Gjatë takimeve konsultative, pesë të tilla, banorët shprehën shqetësimet dhe sugjerimet e tyre, të cilat u morën në konsideratë nga institucioni ynë.

    Banorët kërkuan rishikimin e sipërfaqes, duke hequr nga harta zonat me status kullotë, të cilat shfrytëzohen për blegtorinë e fshatit. Kjo kërkesë u pranua, dhe sipërfaqja u reduktua nga 65 hektarë 8459 m2 në 34 hektarë e 6660 m², sipërfaqe e cila ka statusin pemtore. Ky version i rishikuar i projektit u diskutua sërish me përfaqësues të banorëve, me të cilët u arrit dakordësi parimore.

    Projektvendimi, tashmë me sipërfaqen e reduktuar dhe pa prekur kullotat e zonës, u shqyrtua në Komisionet e Këshillit Bashkiak dhe më pas u paraqit për miratim në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak, të zhvilluar ditën e djeshme.

    Këshilltarët, të cilët ishin njohur më herët me materialin dhe pas sqarimeve të detajuara nga specialistët e fushës, të cilët garantuan se harta e re nuk prek sipërfaqet e kullotave, miratuan projektvendimin me 19 vota pro.

    Sqarojmë po ashtu se në mbledhje ishin të pranishëm edhe përfaqësues të fshatit Çerravë, të cilët ndoqën diskutimet dhe morën pjesë në to. Gjatë debatit, pati momente të tensionuara dhe përdorim të një fjalori joetik dhe fyes ndaj anëtarëve të Këshillit Bashkiak.

    Pas miratimit të projektvendimit, një prej përfaqësuesve të pranishëm në sallë u tensionua dhe përdori fjalor fyes, çka solli reagimin e njërit prej anëtarëve të Këshillit, situatë e cila agravoi në një përplasje fizike mes palëve.

    Ngjarja tashmë është referuar pranë organeve ligjzbatuese, të cilat do të sqarojnë rrethanat dhe përgjegjësitë përkatëse.

    Në përmbyllje, Bashkia Pogradec thekson se ka të gjithë të drejtën ligjore për mbrojtjen e tokës dhe aktet nënligjore në zbatim të tij mbi administrimin e tokave shtetërore në territorin e saj dhe dhënien e tyre me qira për individë apo subjekte, me qëllim zhvillimin e tyre.

    Njëkohësisht, Bashkia mbetet një institucion i hapur për dialog dhe konsultim me komunitetin, duke dëgjuar dhe reflektuar mbi shqetësimet e qytetarëve, ashtu siç është vepruar edhe me banorët e fshatit Çerravë.

    Helzag Instagram
    REJ
    eSIM SIGNAL
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    2T

    Related Posts

    Lajm i fundit/Policia kap duke kërkuar 4 të rinj nga Korça në varret Ilire të Selcës

    December 13, 2025

    Emri – Arrestohet i riu duke shpërndarë drogë në Korçë

    December 13, 2025

    “Turpi ju mbuloftë, qelbësira!”/ Zgjedhja e Endrit Shabanit si Avokat Populli, ‘shpërthen’ demokrati i famshëm: Na shkatërruat, jazëk

    December 12, 2025

    Korçë – Goditen 4 raste të tjera të lojërave të fatit, procedohen penalisht 4 shtetas

    December 12, 2025
    TE FUNDIT

    Lajm i fundit/Policia kap duke kërkuar 4 të rinj nga Korça në varret Ilire të Selcës

    December 13, 2025

    Emri – Arrestohet i riu duke shpërndarë drogë në Korçë

    December 13, 2025

    “Turpi ju mbuloftë, qelbësira!”/ Zgjedhja e Endrit Shabanit si Avokat Populli, ‘shpërthen’ demokrati i famshëm: Na shkatërruat, jazëk

    December 12, 2025

    Korçë – Goditen 4 raste të tjera të lojërave të fatit, procedohen penalisht 4 shtetas

    December 12, 2025
    EKSKLUZIVE

    E rëndë në Korçë, një person gjendet pa jetë

    Dëshmitë kontradiktore të 40-vjeçarit shqiptar që vrau brutalisht gruan, pyetja tronditëse që i bëri të bijës

    POGRADECI pas Laçit do edhe “kokën” e Skënderbeut/ Kapiteni Zguro: E mundim edhe Skënderbeun

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2025 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.