Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    “Dua më shumë Shqipërinë”, ekspozitë me vepra të realizmit socialist në Korçë

    November 12, 2026

    Bashkia Pogradec ul me 61,8% detyrimet e prapambetura, të ardhurat më shumë se dyfishohen në 7 vite

    November 12, 2026

    Nis ndërtimi i Pedonales së Pustecit, investim për zhvillimin e zonës

    November 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » “Dua më shumë Shqipërinë”, ekspozitë me vepra të realizmit socialist në Korçë
    Kulture

    “Dua më shumë Shqipërinë”, ekspozitë me vepra të realizmit socialist në Korçë

    November 12, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Një koleksion veprash të realizmit socialist është prezantuar në Galerinë e Arteve në Korçë, në kuadër të ekspozitës “Dua më shumë Shqipërinë”. Përmes pikturave dhe skulpturave, vizitorët kanë mundësinë të njihen më nga afër me krijimtarinë e disa prej artistëve të njohur shqiptarë dhe me një periudhë të rëndësishme të historisë së artit pamor.

    Përgjegjësi i Galerisë së Arteve, Kreshnik Hoxhalli, bën me dije se një pjesë e veprave ekspozohen për herë të parë për publikun. Punimet janë realizuar nga artistë korçarë dhe shqiptarë, duke sjellë në vëmendje vlerat e fondit artistik të qytetit.

    Your browser does not support the video tag.

    Për piktorin Dritan Shellira, ekspozita përbën një mundësi për të rikthyer vëmendjen te krijimtaria e kësaj periudhe. Ndër veprat e veçanta ai veçon tablonë e Roland Karanxhas, “Vallja e Osman Takës”.

    Interes për ekspozitën kanë shfaqur edhe dy vizitorë francezë, arkitekti Hervé Loiselet dhe fotografi Loïc Chauvin, të cilët vlerësojnë veçantinë artistike të punimeve, përdorimin e ngjyrave dhe mënyrën se si ato përcjellin historinë e kohës.

    Sipas tyre, arti i realizmit socialist mbart një dimension historik, shoqëror dhe politik, ndërsa pikturat tërheqin vëmendjen edhe për cilësitë dhe veçoritë e tyre artistike.

    Në ekspozitë janë përfshirë punime të artistëve Roland Karanxha, Ruzhdi Goskova, Guri Madhi, Spiro Xega, Dhimitër Çani, Todi Dallta, Rafail Dembo, Vladimir Kaçaku, Llazi Tili dhe Shaban Haderi.

    Ekspozita “Dua më shumë Shqipërinë” do të qëndrojë e hapur për publikun deri në fund të muajit nëntor.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Shtëpia muze e Dritëro Agollit përurohet në Menkulas, në 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

    October 13, 2026

    Ledjan Zeqollari nxjerr shkrimet e rëndësishme për Linin më 1923

    October 6, 2026

    Ersekë, Rinalt Kasko promovon librin e parë me poezi “Qyteti prej letre”

    October 1, 2026

    Poezia e Dhimitër Pojanakut, një mbrëmje mes vargut, muzikës dhe emocioneve

    September 27, 2026
    TE FUNDIT

    “Dua më shumë Shqipërinë”, ekspozitë me vepra të realizmit socialist në Korçë

    November 12, 2026

    Bashkia Pogradec ul me 61,8% detyrimet e prapambetura, të ardhurat më shumë se dyfishohen në 7 vite

    November 12, 2026

    Nis ndërtimi i Pedonales së Pustecit, investim për zhvillimin e zonës

    November 11, 2026

    Klubet dhe lokalet në Korçë nuk duhet të trajtohen njësoj si ato në qytetet me klimë më të ngrohtë!

    November 11, 2026
    EKSKLUZIVE

    Korçë: Arrestime për drogë e aksident, procedime penale për dëmtim prone dhe dhunë mes të miturve

    Filantropi Beqir Potka bën thirrje shtetit shqiptar; “Ndërtoni shtëpinë e Faik Konicës”

    “Heroina ime është mamaja, babai ka ndërruar jetë”, Stenaldo dhe Iliri rrëfejnë jetën e tyre: Kujdesem për motrën e sëmurë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.