Petro Gjikuria, ish kandidat për kryetar bashkie në Himarë, ku humbi me 1477 vota diferencë përballë kryebashkiakut të sotëm Vangjel Tavo, ditën e sotme është paraqitur në SPAK.
Sipas mediave, Gjikuria do të interesohet për denoncimin e tij për zgjedhjet e kaluara. Deri këtu, gjithçka është në rregull, por ajo çka bie në sy është avokati që shoqërohet Petro Gjikuria, pikërisht, Marin Suli, një emër jo pak i njohur në Himarë për marrëdhëniet e tij kontradiktore me Greqinë (me tepër marrëdhënie financiare).
Por, ku qëndron ironia e gjithçkaje? Marin Suli njihet si një nga vjedhësit e pronës së një himarioti (zyrtarisht kjo) ndërsa akuzohet e flitet për vjedhje pronash në bregdetin shqiptar.
Pra, një njeri i cili zyrtarisht është hajdut e botërisht njihet si njeriu që vjedhjen e ka pasion, sot do të shkojë në SPAK si avokat i humbësit Gjikuria
Mirë se vini në Shqipëri, aty ku hajduti bën avokatin e humbësit


