Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Përfundon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët rikthehen në auditorë

    November 2, 2026

    Thomas Enkelana reagon pas zjarrit në fabrikën e kafesë: Aktiviteti vijon normalisht

    November 2, 2026

    Baçallëku, bujqësia humbet shpresën, fermerët përballen me mungesën e ujit dhe tregut

    November 2, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » “ZORBA” rikthen në Korçë magjinë e muzikës së Mikis Theodorakis
    Kulture

    “ZORBA” rikthen në Korçë magjinë e muzikës së Mikis Theodorakis

    April 19, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Në skenën e Teatri Andon Zako Çajupi janë rikthyer emocionet e muzikës helene përmes koncertit “ZORBA”, një mbrëmje artistike kushtuar veprës së kompozitorit legjendar Mikis Theodorakis.

    Interpretimi i këngëve u soll me ndjeshmëri nga Artur Vera, i shoqëruar në piano nga Erita Ibrahimi dhe në buzuk nga Panagiotis Lympanovnos. Një dimension i veçantë i koncertit ishte ndërthurja e muzikës me poezinë, ku aktori korçar Xhuliano Brisku solli në shqip vargje që pasqyronin shpirtin e këngëve të Theodorakis.

    Your browser does not support the video tag.

    Gjatë koncertit, artistët vlerësuan mikpritjen e publikut korçar dhe lidhjen e fortë kulturore mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ata theksuan se Korça mbetet një nga qytetet më artdashëse në vend, ku muzika e huaj pritet me ngrohtësi dhe interes të madh.

    Në këtë frymë u shpreh edhe Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Korçë, Asterios Bouzias, i cili nënvizoi se arti dhe muzika nuk njohin kufij dhe se aktivitete të tilla shërbejnë për të afruar edhe më shumë popujt.

    Koncerti “ZORBA” nuk ishte vetëm një homazh për muzikën e pavdekshme të Theodorakis, por edhe një dëshmi e gjallë e fuqisë së artit për të bashkuar kultura dhe për të krijuar ura komunikimi përtej gjuhës dhe kufijve. Korça, edhe një herë, konfirmoi se e jeton artin me pasion dhe e kthen atë në një pjesë të identitetit të saj kulturor.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Shtëpia muze e Dritëro Agollit përurohet në Menkulas, në 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

    October 13, 2026

    Ledjan Zeqollari nxjerr shkrimet e rëndësishme për Linin më 1923

    October 6, 2026

    Ersekë, Rinalt Kasko promovon librin e parë me poezi “Qyteti prej letre”

    October 1, 2026

    Poezia e Dhimitër Pojanakut, një mbrëmje mes vargut, muzikës dhe emocioneve

    September 27, 2026
    TE FUNDIT

    Përfundon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët rikthehen në auditorë

    November 2, 2026

    Thomas Enkelana reagon pas zjarrit në fabrikën e kafesë: Aktiviteti vijon normalisht

    November 2, 2026

    Baçallëku, bujqësia humbet shpresën, fermerët përballen me mungesën e ujit dhe tregut

    November 2, 2026

    Skënderbeu dhe Vllaznia ndajnë pikët në Korçë, barazim 1-1 mes rasteve të shumta dhe pretendimeve për penallti

    November 2, 2026
    EKSKLUZIVE

    Pogradec | Situatë e vështirë në akset rurale pas reshjeve të borës

    Gjykata Kushtetuese i hodhi poshtë dekretin, reagon me 1 fjali Presidenti Begaj!

    Shqipëria nuk ka asnjë avion zjarrfikës

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.