Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Korça rikthen në jetë banesat 100-vjeçare, restaurimi i trashëgimisë po nxit turizmin kulturor
    Vendi

    Korça rikthen në jetë banesat 100-vjeçare, restaurimi i trashëgimisë po nxit turizmin kulturor

    April 28, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Në qytetin e Korçës, vitet e fundit është rritur ndjeshëm interesi për restaurimin e banesave mbi 100-vjeçare, duke i kthyer ato në një aset të rëndësishëm për trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e turizmit.

    Shumë prej këtyre banesave karakteristike po restaurohen me kujdes për t’u shndërruar në bujtina që mirëpresin turistë vendas dhe të huaj, ndërsa të tjera vazhdojnë të shërbejnë si banesa familjare. Pronarët po tregojnë gjithnjë e më shumë vëmendje në ruajtjen e elementëve origjinalë të ndërtimit, si portat, dyert dhe dritaret prej druri, duke ruajtur identitetin autentik korçar.

    Your browser does not support the video tag.

    Restauratori i punimeve të drurit, Engjëll Bregu, shprehet se kërkesa për restaurimin e elementeve tradicionale është rritur ndjeshëm. Sipas tij, pronarët synojnë të ruajnë pamjen e jashtme të banesave ashtu siç kanë qenë dekada më parë, duke konservuar çdo detaj origjinal ose duke rikrijuar pjesët e dëmtuara sipas modelit të vjetër.

    Bregu thekson se këto restaurime janë procese të ndërlikuara, që kërkojnë kohë, mjeshtëri dhe teknika të veçanta, pasi shumë prej elementeve të drurit mbartin ndikime arkitekturore të ardhura një shekull më parë nga vende si Italia apo Greqia, duke i dhënë Korçës një identitet unik urban.

    Vetëm gjatë viteve të fundit, në Korçë janë dhënë mbi 150 leje ndërtimi për restaurimin e banesave të vjetra. Ky trend jo vetëm po ndihmon në ruajtjen e trashëgimisë arkitekturore të qytetit, por po kthehet edhe në një motor të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit kulturor. Në këtë mënyrë, Korça po ruan historinë e saj, duke e përshtatur atë me kërkesat e kohës.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026

    Pogradeci arrin 500 mijë vizitorë në 8 muaj, rriten qëndrimet turistike

    September 19, 2026

    “Nomad Lawyer”: Korça, Pogradeci dhe Përmeti, destinacionet që po i japin Shqipërisë një tjetër dimension turistik

    September 19, 2026
    TE FUNDIT

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Tre vajza të huaja thurin traditën shqiptare në Korçë

    Dominim total, Skënderbeu bind ndaj Besës. Korçarët fitojnë me përmbysje

    30 vite nga tragjedia e nxënësve në Liqenin e Prespës, familjet e 14 viktimave kërkojnë drejtësi: Fëmijët i dërguan atje për fushatën e Berishës

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.