Në takimin e fundit të mbajtur nga kryeministri Rama me drejtuesit politikë të PS nëpër qarqe ka patur rikonfirmim të disa kryetarëve të bashkive në vend, thonë burimet brenda takimit.
Edi Rama ka kërkuar që kryetar i bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, Ilir Xhakolli i Pogradecit, Dhimitraq Toli i Dropullit, Vangjel Tavo i Himarës, Pali Kolefski i Pustecit, Flamur Golemin e Gjirokastrës dhe Alma Hoxha e Përmetit të vazhdojnë punën e drejtimit të bashkive respektive edhe për 4 vite të tjera.
Burime për Bufiurte.al bëjnë me dije se sinjale rikonfirmimi ka patur edhe për Gledjan Llatjan e Elbasanit, Brunilda Mersinin e Vlorës, Besian Ajazin e Gramshit dhe Mariglen Dishën e Librazhdit.
Ndryshime pritet të ketë në krye të karriges së bashkisë Korçë, Bashkisë Lushnjë, Fier, Shkodër, Kukës, edhe pse është ende herët për të folur për emrat konkretë.
Edhe pse janë rreth 6 muaj larg zgjedhjet lokale, lobimet kanë nisur…


