Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    KLSH fundos Bashkinë Selenicë, qindra milionë lek dëm – Pazaret e Nertil Bellaj

    November 4, 2026

    KLSH fundos Bashkinë Vlorë me gjetjet e auditimit: 1.2 miliardë lekë efekte negative, 829 milionë borxhe të paarkëtuara dhe 402 milionë lekë gjoba të papaguara

    November 4, 2026

    Mbi 1 miliard lekë borxhe, tendera me shkelje dhe 10 mijë prona pa certifikatë – Gledian Llatja “përpin” Elbasanin

    November 4, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » KLSH fundos Bashkinë Selenicë, qindra milionë lek dëm – Pazaret e Nertil Bellaj
    Vendi

    KLSH fundos Bashkinë Selenicë, qindra milionë lek dëm – Pazaret e Nertil Bellaj

    November 4, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit nxjerr në pah problematika të rënda në administrimin e financave publike në Bashkinë Selenicë, e drejtuar nga kryetari Nertil Ballaj. Borxhe tatimore që kapin shifrën e 443 milionë lekëve, mbi 207 milionë lekë detyrime të paregjistruara në kontabilitet dhe mospërputhje financiare prej afro 139 milionë lekësh janë disa nga gjetjet që ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën se si është administruar institucioni.

    Auditimi për periudhën janar-dhjetor 2025 ka evidentuar 26 gjetje dhe ka lënë 30 rekomandime për bashkinë. Goditja më e rëndësishme vjen nga opinioni i kualifikuar që KLSH ka dhënë për pasqyrat financiare, duke konstatuar se ato nuk paraqesin në mënyrë të drejtë disa prej elementeve të rëndësishme.

    Your browser does not support the video tag.

    443 milionë lekë borxhe të pambledhura

    Sipas raportit, detyrimet e prapambetura të tatimpaguesve ndaj Bashkisë Selenicë arrijnë në 443 milionë e 382 mijë lekë në fund të vitit 2025. Pavarësisht kësaj shume të konsiderueshme, KLSH konstaton se nuk janë marrë masat e nevojshme për mbledhjen e tyre dhe nuk janë llogaritur kamatëvonesat për pagesat e kryera jashtë afateve.

    Më shqetësuese është se një pjesë e konsiderueshme e këtyre detyrimeve nuk është pasqyruar as në kontabilitet. KLSH evidenton 207 milionë e 58 mijë lekë detyrime debitore të paregjistruara, duke sjellë nënvlerësimin e llogarive financiare të bashkisë.

    Ndërkohë, rakordimi i pasqyrave financiare me të dhënat e Ministrisë së Financave ka nxjerrë mospërputhje prej 138 milionë e 987 mijë lekësh.

    Nertil Ballaj përballë rekomandimeve të KLSH-së

    Në raport, përgjegjësia për korrigjimin e problematikave i kërkohet drejtpërdrejt kryetarit të Bashkisë Selenicë, Nertil Ballaj. KLSH kërkon që ai të analizojë shkaqet e anomalive, të nxjerrë përgjegjësitë për mangësitë në kontrollin e brendshëm, kontabilitet dhe administrimin e të ardhurave vendore.

    Por problemet financiare nuk janë të vetmet që kanë shoqëruar institucionin.

    Tenderat dhe dyshimet për pazare, akuzat që kanë shoqëruar bashkinë

    Burime që kanë folur për Bufiurte.al ngrenë pretendime për problematika të tjera në administrimin e fondeve publike, duke përmendur akuza për vjedhje tenderash, pazare dhe favorizim të kompanive në procedurat e prokurimit. Këto pretendime kërkojnë verifikim të mëtejshëm dokumentar dhe përgjigjen e institucioneve përgjegjëse.

    Ndërkohë, Bashkia Selenicë është përballur edhe më herët me denoncime publike për procedurat e tenderimit.

    Në shtator të vitit 2024, emisioni investigativ “Piranjat” publikoi një investigim mbi dy kontrata që lidhen me shkollën 9-vjeçare “Dëshmorët e Peshkëpisë”. Bëhej fjalë për një kontratë prej 116 mijë eurosh për meremetimin dhe hidroizolimin e katër shkollave, përfshirë atë të Peshkëpisë, dhe një kontratë tjetër prej 753 mijë eurosh për rikonstruksionin e plotë të së njëjtës shkollë.

    Investigimi ngriti pikëpyetje mbi përfshirjen e punimeve të ngjashme në të dyja procedurat dhe përsëritjen e fituesit, kompanisë ASI-2A CO.

    Edhe Partia Demokratike denoncoi publikisht procedurat, duke ngritur pretendime për keqmenaxhim të fondeve dhe konflikt interesi.

    Në atë kohë, kryetari Nertil Ballaj mohoi konfliktin e interesit, duke deklaruar se tenderi i parë kishte të bënte me riparime, ndërsa i dyti me rikonstruksionin e plotë të shkollës.

    Tashmë, raporti i ri i KLSH-së rikthen vëmendjen te mënyra e administrimit të financave të kësaj bashkie.

    Ku shkojnë paratë e qytetarëve?

    Një tjetër e dhënë që bie në sy është realizimi i ulët i buxhetit. Nga rreth 792 milionë lekë të planifikuara për vitin 2025, shpenzimet faktike arritën në rreth 509 milionë lekë, ose vetëm 64 për qind të planit.

    Gjithashtu, 75 objekte të përfunduara vijonin të kishin të bllokuara garancitë financiare, në vlerën afro 29 milionë lekë, edhe pse afati i garancisë së punimeve kishte përfunduar.

    KLSH kërkon nga kryetari i bashkisë dhe strukturat përgjegjëse marrjen e masave konkrete për korrigjimin e këtyre problematikave dhe evidentimin e përgjegjësive.

    Përballë këtyre gjetjeve, qytetarët e Selenicës kanë të drejtë të kërkojnë transparencë: si janë administruar paratë publike, përse miliona lekë detyrime nuk janë pasqyruar në kontabilitet dhe çfarë masash do të marrë kryebashkiaku Nertil Ballaj për përgjegjësitë e evidentuara nga auditimi?

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    KLSH fundos Bashkinë Vlorë me gjetjet e auditimit: 1.2 miliardë lekë efekte negative, 829 milionë borxhe të paarkëtuara dhe 402 milionë lekë gjoba të papaguara

    November 4, 2026

    Mbi 1 miliard lekë borxhe, tendera me shkelje dhe 10 mijë prona pa certifikatë – Gledian Llatja “përpin” Elbasanin

    November 4, 2026

    Abdul El-Sayed fiton në Michigan, bëhet senatori i parë mysliman në historinë e SHBA-së

    November 4, 2026

    Flamingot ndalen në liqenin e Pogradecit, shpendët e rrallë tërheqin vëmendjen e turistëve

    November 4, 2026
    TE FUNDIT

    KLSH fundos Bashkinë Selenicë, qindra milionë lek dëm – Pazaret e Nertil Bellaj

    November 4, 2026

    KLSH fundos Bashkinë Vlorë me gjetjet e auditimit: 1.2 miliardë lekë efekte negative, 829 milionë borxhe të paarkëtuara dhe 402 milionë lekë gjoba të papaguara

    November 4, 2026

    Mbi 1 miliard lekë borxhe, tendera me shkelje dhe 10 mijë prona pa certifikatë – Gledian Llatja “përpin” Elbasanin

    November 4, 2026

    Abdul El-Sayed fiton në Michigan, bëhet senatori i parë mysliman në historinë e SHBA-së

    November 4, 2026
    EKSKLUZIVE

    Gjergji Gusho/Mësuesi që i dha Pogradecit dije dhe kujtesë historike

    “Do t’ia heqim vizën personave që…”, Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhin e Rubios

    Festivali Folklorik i RMV në Pustec dhe injorimi i himnit shqiptar, flet kryebashkiaku: Unë kërkova që të ekzekutohej pas atij maqedonas, por…

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.