Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    I shpëtoi operacionit të RENEA-s në Korçë, kush është Mihallaq Përgjika

    August 29, 2026

    KOKOFEST rikthehet në Korçë, çelet edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Komedisë

    August 29, 2026

    KORÇË/ RENEA në kërkim të Mihallaq Përgjikës, dyshohej se fshihej në një pallat

    August 29, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » KOKOFEST rikthehet në Korçë, çelet edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Komedisë
    Kulture

    KOKOFEST rikthehet në Korçë, çelet edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Komedisë

    August 29, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Korçë – Është çelur në Korçë edicioni i 13-të i KOKOFEST, Festivalit Ndërkombëtar të Komedisë, i cili do të zhvillohet deri më 6 shtator.

    Për disa ditë, qyteti do të kthehet në një skenë të madhe të teatrit dhe humorit, me pjesëmarrjen e trupave dhe artistëve nga Shqipëria dhe rajoni.

    Your browser does not support the video tag.

    Festivali u hap me muzikalin “Katedralja”, me regji të Xhuljano Briskut, shfaqje e cila u prit me interes nga artdashësit korçarë.

    Regjisori Brisku e cilësoi këtë një sfidë të rëndësishme, duke vlerësuar pritjen e publikut dhe mbështetjen e ekipit gjatë punës për shfaqjen.

    Sipas drejtoreshës së Teatrit “Andon Zako Çajupi”, Zamir Kita, ky edicion sjell risi, veçanërisht përfshirjen e të rinjve dhe studentëve të artit dramatik.

    Edhe aktorët Alfred Trebicka dhe Jorgaq Tushe e vlerësuan KOKOFEST si një aktivitet tashmë me rëndësi kombëtare, që krijon mundësi për aktorët dhe regjisorët, ndërsa për publikun sjell emocione dhe humor.

    Në natën e dytë, në skenën e Teatrit të Korçës ngjitet Teatri “Petro Marko” i Vlorës me shfaqjen “Plaçka”, të dramaturgut Joe Orton.

    KOKOFEST do të vijojë deri më 6 shtator, me një program të pasur me shfaqje, artistë dhe trupa teatrore.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Mokra n’Fest, tradita dhe mikpritja mokrare mbledhin mijëra njerëz në edicionin e 7-të

    August 9, 2026

    Ekspozitë me fotografi historike në Maliq, dëshmi të rralla nga Lufta Italo-Greke

    August 7, 2026

    Edicioni i parë i Festës së Bishnicës mbledh banorët nga mbarë bota

    August 3, 2026

    “Demos” triumfon në premierën e Teatrit “Andon Zako Çajupi”, komedia e Aristofanit rrëmben duartrokitjet e publikut

    July 31, 2026
    TE FUNDIT

    I shpëtoi operacionit të RENEA-s në Korçë, kush është Mihallaq Përgjika

    August 29, 2026

    KOKOFEST rikthehet në Korçë, çelet edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Komedisë

    August 29, 2026

    KORÇË/ RENEA në kërkim të Mihallaq Përgjikës, dyshohej se fshihej në një pallat

    August 29, 2026

    Niko Peleshi mbledh deputetët e qarkut Korçë, ja porositë e tij

    August 29, 2026
    EKSKLUZIVE

    Kristi Konica, djaloshi që mbajë gjallë muzikën në Leskovik

    Kodhel Zere, Administratori i Ri i Njësisë Voskopojë

    Ilir Xhakolli bën veprimin e papritur, shtëpia që u dogj do rikonstruktohet nga bashkia e Pogradecit

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.