Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Shpërthimi në Brryl, pesë sigurimet që duhet të njohin bizneset e karburanteve

    September 15, 2026

    Interes i lartë për programet afterschool në juglindje, 35 shkolla në qarkun e Korçës

    September 15, 2026

    Rama në Korçë për ndarjen territoriale, Maliqi në qendër të debatit

    September 15, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Interes i lartë për programet afterschool në juglindje, 35 shkolla në qarkun e Korçës
    Vendi

    Interes i lartë për programet afterschool në juglindje, 35 shkolla në qarkun e Korçës

    September 15, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Interesi i prindërve për programet afterschool vijon të jetë i lartë edhe në juglindje të vendit. Në qarkun e Korçës, aktualisht janë 35 shkolla pjesë e këtij programi, ndërsa në të gjithë territorin rajonal numërohen rreth 120 shkolla.

    Programet pas shkollore u krijojnë mundësi nxënësve të qëndrojnë në ambientet e shkollës edhe pas përfundimit të orarit mësimor. Gjatë kësaj kohe, ata mbështeten për përfundimin e detyrave të shtëpisë, ndërsa angazhohen edhe në aktivitete që synojnë zhvillimin e talenteve dhe aftësive të tyre.

    Your browser does not support the video tag.

    Drejtorja e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Korçë, Vinçola Rrota, thotë se kërkesa nga prindërit ka qenë e konsiderueshme.

    “Interesi i prindërve ka qenë i madh për të qenë fëmijët e tyre pjesë e programeve pas shkollore. Të gjithë prindërit janë të interesuar që fëmijët e tyre të jenë deri diku të kontrolluar, por edhe të kenë mundësi të zhvillojnë ato talente të cilat nuk mund të zhvillohen gjithmonë brenda një ore mësimi.”

    Programi shihet si një mbështetje e rëndësishme edhe për prindërit që janë në marrëdhënie pune. Fëmijët qëndrojnë në kujdesin e mësuesve, përfundojnë detyrat dhe zhvillojnë aktivitete të ndryshme, duke u rikthyer në shtëpi pasi kanë mbyllur një pjesë të angazhimeve shkollore.

    Një prind e konsideron programin një lehtësi të madhe për familjet që punojnë.

    “Është një iniciativë shumë e mirë për ne si prindër, sepse jemi në marrëdhënie pune dhe, në momentin që ne shkojmë në punë, fëmija ka kryer detyrat dhe ka qëndruar në shkollë. Vjen në shtëpi dhe ne thjesht kryejmë obligimet tona, pa u marrë përsëri me detyrat e fëmijës.”

    Për zhvillimin e këtyre programeve mund të aplikojnë disa kategori mësuesish dhe profesionistësh. Përfshihen mësuesit që janë aktualisht në sistem, mësuesit e papunësuar të regjistruar në portal, mësuesit në pension, si dhe persona që aplikojnë përmes dosjes.

    Sipas Rrotës, personat që përzgjidhen pajisen me certifikatë që i autorizon për zhvillimin e programeve pas shkollore.

    Programet përfshijnë pesë fusha të ndryshme. Për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, aktivitetet kombinojnë mbështetjen për detyrat e shtëpisë me artet dhe zejet. Ndërsa për nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të dymbëdhjetën, fokusi vendoset te programet e arteve dhe zejeve.

    Afterschool synon kështu të ofrojë një alternativë edukative pas përfundimit të mësimit, duke kombinuar kujdesin ndaj nxënësve, mbështetjen në procesin mësimor dhe zhvillimin e aftësive të tyre krijuese.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Shpërthimi në Brryl, pesë sigurimet që duhet të njohin bizneset e karburanteve

    September 15, 2026

    Rama në Korçë për ndarjen territoriale, Maliqi në qendër të debatit

    September 15, 2026

    14 shtatori pa zilen e shkollës/ Fshati Neviçisht pranë Korçës zbrazet nga shpopullimi, nuk ka më asnjë nxënës

    September 14, 2026

    Prof. Petrit Demira/Riktheni 8 vjeçaren në shkolla! Ja përse…

    September 14, 2026
    TE FUNDIT

    Shpërthimi në Brryl, pesë sigurimet që duhet të njohin bizneset e karburanteve

    September 15, 2026

    Interes i lartë për programet afterschool në juglindje, 35 shkolla në qarkun e Korçës

    September 15, 2026

    Rama në Korçë për ndarjen territoriale, Maliqi në qendër të debatit

    September 15, 2026

    14 shtatori pa zilen e shkollës/ Fshati Neviçisht pranë Korçës zbrazet nga shpopullimi, nuk ka më asnjë nxënës

    September 14, 2026
    EKSKLUZIVE

    I la Korçës spitalin, shkollën dhe bibliotekën, historia e bamirësit që shpëtoi mijëra njerëz, por jo veten

    Artur Adili; “Sali Berisha komunist i dikurshëm, u tregoj ngjarjen me dy gishtat dhe grushtin”

    Devoll/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi një ngjarje kriminale në familje

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.