Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    4 NËNA ME FËMIJË NË BURG, NJËRA ME FOSHNJËN 3-MUAJSHË

    October 7, 2026

    Avokati i Popullit në IEVP Pojskë: Verifikim për nënën që qëndron me foshnjën 4-muajshe

    October 7, 2026

    18-vjeçari Florian Matraku ndërron jetë pas aksidentit në aksin Korçë-Maliq

    October 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Gati qendra për qentë endacakë, Bashkia e Korçës synon të zgjidhë problemin e hershëm
    Uncategorized

    Gati qendra për qentë endacakë, Bashkia e Korçës synon të zgjidhë problemin e hershëm

    August 6, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Bashkia e Korçës është duke përfunduar rikonstruksionin e një godine e cila do të shërbejë për strehimin e qenve endacakë, si për për trajtimin e sterilizimin e tyre.

    Kjo qendër ndodhet në rrugën e Voskopojës brenda bazës prodhuese të shkollës bujqësore.

    Your browser does not support the video tag.

    “Kemi rikonstruktuar një hapësirë, e cila do të shërbejë si një qendër për strehimin e qenve endacakë, me kapacitet të caktuar. Së dyti, jam duke bërë procedurën për të siguruar mjetet për t’i kapur qentë endacakë, ampula dhe preparatet e tjera që duhen, dhe do të fillojnë procesin e kontrollit me një veteriner dhe vendosjes te qendra e mbajtjes,” deklaroi kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo.

    Kryebashkiaku ka pranuar se deri më tani përpjekjet e Bashkisë nuk kanë qenë shumë të suksesshme sa i takon çështjes së qenve endacakë, por një gjë e tillë, sipas tij, vjen edhe për shkak se tufa qensh lëshohen herë pas here në qytetin e Korçës nga qytete të tjera, ndërsa edhe nga shoqatat që operojnë në këtë fushë, deri më sot nuk ka pasur ndonjë angazhim real për zgjidhjen e problemit.

    “Fatkeqësisht më duhet ta them që bashkëpunimi apo gatishmëria me vepra ka qenë zero. Pra, nuk kemi asnjë rast të vetëm të këtyre shoqatave që të ofrohen dhe të japin një kontribut sado modest në adresimin e kësaj problematike. Që të zgjidhet problemi duhet parë edhe si të minimizohet numri i qenve të rrugës. Kemi konstatuar që në shumë raste këta qen sillen edhe nga bashki apo zona të tjera,” shtoi z. Filo.

    Qendra për trajtimin dhe strehimin e qenve endacakë ka një kapacitet deri në 50 qen. Ata do të trajtohen e sterilizohen nga mjekë veterinerë, ndërsa Bashkia është aktualisht duke siguruar mjetet e nevojshme për kapjen dhe trajtimin e këtyre qenve endacakë.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Nga janari 2027 paga minimale në Mali e Zi deri në 1400 euro, 600 euro pensioni mesatar

    September 18, 2026

    Skandali në tenderin e KQZ: Si ndërhyri Sekretarja në sistem për favorizuar kompaninë e vellain e Ferit Hoxhës që hetohet n dosjen e AKSHI-t

    September 18, 2026

    Radhë në kufirin me Greqinë pas vënies në funksion të sistemit të ri të kontrollit nga pala greke

    January 11, 2026

    Gëzim Topçiu largon të vjetrit, vendos në krye të njësive administrative të rinj

    September 1, 2025
    TE FUNDIT

    4 NËNA ME FËMIJË NË BURG, NJËRA ME FOSHNJËN 3-MUAJSHË

    October 7, 2026

    Avokati i Popullit në IEVP Pojskë: Verifikim për nënën që qëndron me foshnjën 4-muajshe

    October 7, 2026

    18-vjeçari Florian Matraku ndërron jetë pas aksidentit në aksin Korçë-Maliq

    October 7, 2026

    Jo vetëm Bashkitë, do shkrihen edhe Këshillat Bashkiakë: Ja si do zgjidhen këshilltarët, për të përfaqësuar qytetet që mbeten pa bashki

    October 6, 2026
    EKSKLUZIVE

    Historia e të rinjve në Pogradec që gjetën forcën për të hequr dorë nga droga

    Maliq – Vijon lirimi i hapësirave publike në Libonik dhe Maliq, në kuadër të dy investimeve strategjike

    Premiera “Përtej Horizontit” në skenën e Teatrit të Korçës sjell emocion dhe reflektim mbi jetën dhe ëndrrat

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.