Mitropoliti i Korçës i foli zëvendësministrit për muzeun kishtar me 7.000 ikona dhe për nevojat e Mitropolisë gjatë vizitës në Korçë.
Zëvendësministri grek për Maqedoninë dhe Trakën, Konstandinos Gkioulekas, bëri një ndalesë në Mitropolinë e Korçës. Siç transmeton korrespondenti i UGO, ai ishte me një grup intelektualësh nga Greqia, në nisje të vizitës në Shqipëri.
Delegacioni u takua me Mitropolitin e Korçës, i cili i njohu me veprimtaritë dhe nevojat e Mitropolisë. «Ishte detyrim imi të vija këtu. Çdo grek duhet të kalojë edhe nga Korça, të shohë rrënjët e njerëzve tanë që ishin këtu dhe që vazhdojnë të jenë», i tha zoti Gkioulekas Mitropolitit. Ai theksoi se kisha e Korçës është nga më historikët dhe se duhet vizituar nga grekët.
Mitropoliti shprehu gëzimin për vizitën e zëvendësministrit dhe të delegacionit. «Ne jemi një kishë e vogël, që ka gjithmonë nevojë për miq që do ta ndihmojnë. Duhet ta kuptojnë edhe miqtë se kjo Kishë vetëm nuk do të mund të zhvillohet», tha ai.
Mitropoliti e informoi zëvendësministrin se në Korçë funksionon Muzeu i Kishës me 7.000 ikona. Ai theksoi gjithashtu se qytetarët e feve të ndryshme bashkëjetojnë në harmoni në Korçë.
Zoti Gkioulekas u takua edhe me anëtarë dhe përfaqësues të pakicës kombëtare greke në Korçë dhe bisedoi me ta në lidhje me sfidat që përballen si dhe çështjet që lidhen me arsimin, bursat etj.
Më parë, Mitropolia e Korçës priti dy vizita miqësore.






