Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Breshëri dëmton perimet në fushën e Korçës

    September 18, 2026

    Nga janari 2027 paga minimale në Mali e Zi deri në 1400 euro, 600 euro pensioni mesatar

    September 18, 2026

    Kryetari i Bursës, kosovari Shahin Biba e pret në Gjuhën Shiqipe Mendi Qyren

    September 18, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Skandali në tenderin e KQZ: Si ndërhyri Sekretarja në sistem për favorizuar kompaninë e vellain e Ferit Hoxhës që hetohet n dosjen e AKSHI-t
    Uncategorized

    Skandali në tenderin e KQZ: Si ndërhyri Sekretarja në sistem për favorizuar kompaninë e vellain e Ferit Hoxhës që hetohet n dosjen e AKSHI-t

    September 18, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Tenderi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mirëmbajtjen e sistemeve teknologjike po shndërrohet në një nga skandalet më domethënëse të administrimit të parave publike. Ajo që në letër duhej të ishte një procedurë rutinë me fond limit prej 43 milionë lekësh, ka marrë përmasat e një prapaskene të mirëmenduar, ku kufijtë mes ligjit, procedurës dhe ndërhyrjeve arbitrare janë fshirë plotësisht.

    Tenderr.webp

    Në qendër të kësaj historie nuk është më thjesht skualifikimi i rivalëve, por një pyetje mjaft më e rëndë, kush futi duart në sistemin elektronik të prokurimeve?

    Your browser does not support the video tag.

    Gjurmët digjitale të zbulura nga Komisioni i Prokurimit Publik nuk lënë hapësirë për alibi. Ato çojnë te emri i Jona Josifit, në atë kohë Sekretare e Përgjithshme e komanduar e KQZ-së, një zyrtare që ligjërisht nuk kishte asnjë tagër apo lidhje me Komisionin e Vlerësimit të Ofertave që përzgjodhi fituesin.

    nderhyrja.PNG

    Gara në tender fliste qartë. Kompania “EVOLVE WEB STUDIO” garoi me 33 milionë lekë, ndërsa “INSTANT.AL” me 33.7 milionë lekë. Në krahun tjetër, bashkimi i operatorëve “INTELISOFT & WOW DIGITAL” paraqiti ofertën më të shtrenjtë me 40.8 milionë lekë.

    ofertat.PNG

    Megjithatë, përfundimi sfidoi çdo logjikë ekonomike. Oferta më e kripur doli fituese, falë një operacioni të çuditshëm pikëzimi në kriteret teknike.

    Ndërsa komisioni zyrtar përbëhej nga tre anëtarë të caktuar që përbëhej nga Daniela Alimemeti, Redion Lila dhe Fatjona Sulaj, KPP thotë se në sistemin elektronik shfaqet papritur përdoruesi “Jonakqz Josifi”. Pikërisht gjatë fazës së rivlerësimit, në mënyrë të rrufereshë, dy operatorët me çmimet më të lira u shënuan me 0 pikë në të pesë kriteret teknike. Përkundrejt tyre, kompanisë me ofertën më të shtrenjtë iu falën pikët maksimale. Pra një skandal në dritë të diellit, zero në njërin krah, maksimumi në krahun tjetër.

    Prapa emrit të përfituesit të këtij operacioni qëndron biznesmeni Gëzim Hoxha përmes kompanisë “INTELISOFT”. Hoxha është vëllai i ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, si dhe pronar i kompanisë “FIRST”, e cila përmendet në shumë fashikuj të dosjes së AKSHI-t si një nga përfitueset kryesore të tenderëve publikë.

    Gzim Hoxha.webp

    Të dhënat e hetimit zbulojnë se ai ka përfituar dhjetëra miliona euro nga arka e shtetit, ku vetëm në një rast ka deklaruar përfitimin e rreth 60 milionë eurove nga AKSHI, para që më pas janë transferuar te subjekte të lidhura, përfshirë bashkëpunëtorë si Ermal Beqiri.

    Hoxhaa.jpg

    Emri i Gëzim Hoxhës shfaqet po ashtu në aferën e “Durana Tech Park”, ku një grup kompanish të lidhura dyshohet se ndërtuan një skemë për transferimin e aktivitetit në parqe teknologjike me qëllim shmangien e taksave përmes subjekteve të reja, por me të njëjtët përfitues realë.

    Kështu, skema merr formë të plotë, një zyrtare e lartë jashtë komisionit hyn në mënyrë të paligjshme në sistem, asgjëson rivalët me zero pikë dhe ngre në majë kompaninë me çmimin më të lartë, të lidhur me emrat më të përfolur të tenderëve të teknologjisë.

    Reagimi i operatorëve të dëmtuar e çoi çështjen në KPP, i cili e rrëzoi si të paligjshëm klasifikimin e KQZ-së. Por në vend që të reflektonte, KQZ ndërmori një betejë për të mbrojtur këtë rezultat, duke u arsyetuar se gjithçka ishte e automatizuar nga sistemi. KPP sërish e refuzoi sërish këtë pretendim, duke e detyruar institucionin e zgjedhjeve të kthehet prapa.

    Mbrojtja e KQZ-së mori nuanca edhe më agresive kur nisi paralelisht kërkesa për penalizimin e operatorit “INSTANT.AL”, me pretendimin se kishte paraqitur dokumente të rreme. Mirëpo, Agjencia e Prokurimit Publik nuk e ka gëlltitur këtë version, duke bllokuar goditjen dhe duke kërkuar verifikime zyrtare direkte në burim.

    Kjo ngjarje nxjerr në dritë një paradoks të rëndë. KQZ, institucioni që ka për detyrë të garantojë besueshmërinë, ndershmërinë dhe votën e lirë të qytetarëve, kapet në flagrancë duke lejuar kapërcimin e ligjit në administrimin e parave publike.

    Në këtë histori, po aq përgjegjësi kanë edhe drejtuesit e KQZ-së, përfshirë kryekomisionerin Ilirjan Celibashi. Kur Sekretarja e Përgjithshme futet pa mandat në sistemin e prokurimit dhe dikton fituesin, kjo nuk është më një rrjedhje teknike, me të cilën mund të kalosh radhën. Është një shkelje e rëndë ligjore që kërkon llogaridhënie të menjëhershme se kush e autorizoi ndërhyrjen e saj dhe në emër të cilit interes u orientuan pikët.

    Historia bëhet edhe më shqetësuese kur në fund të kësaj procedure shfaqen emra dhe kompani të përmendura edhe në skandalin e AKSHI-t i cili është nën hetim nga SPAK.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Nga janari 2027 paga minimale në Mali e Zi deri në 1400 euro, 600 euro pensioni mesatar

    September 18, 2026

    Radhë në kufirin me Greqinë pas vënies në funksion të sistemit të ri të kontrollit nga pala greke

    January 11, 2026

    Gëzim Topçiu largon të vjetrit, vendos në krye të njësive administrative të rinj

    September 1, 2025

    Ngjarja në lokal/ Korçë: Dritan Pino në pranga, zbardhet dinamika e konfliktit

    September 1, 2025
    TE FUNDIT

    Breshëri dëmton perimet në fushën e Korçës

    September 18, 2026

    Nga janari 2027 paga minimale në Mali e Zi deri në 1400 euro, 600 euro pensioni mesatar

    September 18, 2026

    Kryetari i Bursës, kosovari Shahin Biba e pret në Gjuhën Shiqipe Mendi Qyren

    September 18, 2026

    Ylljet Aliçka shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    September 18, 2026
    EKSKLUZIVE

    Arrestime, procedime penale dhe një person i humbur i gjetur – Bilanci i fundit nga Policia e Korçës

    Përfundon numërimi ne qarkun e Korçës – ky është rezualti final

    PS mbyll fushatën në Korçë/ Rama thirrje demokratëve: Më 11 maj të zgjedhim BE, arratisuni nga “Këneta”

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.