Në javën e 14-të të kampionatit në Maqedoninë e Veriut, Struga e drejtuar nga Bledi Shkëmbi mori fitore tepër të rëndësishme ndaj Bregalnica Stip, triumfi 2 – 1 për ekipin shqiptar.
Edhe pse e mbyllën pjesën e parë në disavantazh, struganët përmbysën rezultatin në fraksionin e dytë. Fillimisht Altin Aliji (51’) barazoi rezultatin, ndërsa Radeski i dha fitoren Strugës në minutën e 87-të.
Me këtë sukses të vuajtur, të besuarit e Bledi Shkëmbit thellojnë epërsinë ndaj Tikves dhe Shkëndijes së Tetovës në renditje me 5 pikë.
Për Shkëmbin si trajner, ky është momenti më i mire në karrierë, 6 fitore radhazi (përfshirë edhe Kupën) dhe me këtë ritëm, shumë shpejtë mund të fitojë trofeun e parë si “timonier”.


