Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    4 NËNA ME FËMIJË NË BURG, NJËRA ME FOSHNJËN 3-MUAJSHË

    October 7, 2026

    Avokati i Popullit në IEVP Pojskë: Verifikim për nënën që qëndron me foshnjën 4-muajshe

    October 7, 2026

    18-vjeçari Florian Matraku ndërron jetë pas aksidentit në aksin Korçë-Maliq

    October 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Arrest për një vulë / Kur policët bëhen viktimë e spektaklit
    Vendi

    Arrest për një vulë / Kur policët bëhen viktimë e spektaklit

    June 9, 2025Updated:June 9, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Nga Xhensil Shkëmbi

    Katër efektivë policie u arrestuan dje në pikën kufitare të Kapshticës nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP). Midis tyre, një shef turni me mbi 30 vite përvojë të pastër në shërbim. Të gjithë, pa asnjë masë disiplinore në karrierë. Të gjithë, pa asnjë provë që i lidh me veprimtari kriminale. Faji? Vulosën pasaportën e një personi i cili, sipas AMP, ishte nën hetim për trafik droge.

    Your browser does not support the video tag.

    Por çfarë dinin këta policë? A kishin dijeni për përmbajtjen e mjetit? Jo. A ishin vënë në dijeni se personi po ndiqej nga AMP që prej Pogradecit? Aspak. A ka ndonjë provë që të tregojë bashkëpunim apo favorizim nga ana e tyre? Deri tani, asnjë.

    Burime të besueshme shprehen për bufiurte.al  se oficeri i AMP kishte kontaktuar më herët shefin e doganës së Kapshticës për automjetin që do të mbërrinte me drogë. Kishte pra informacion të plotë. Dhe që të bëhej kontrolli, pasaporta duhej të vulosej më parë – një veprim teknik dhe rutinë për çdo kalim kufitar. Por kjo vulë, që ishte kusht për veprimin e AMP, sot përdoret si justifikim për të prangosur efektivët që, në fund të ditës, vetëm sa zbatuan detyrën.

    Pse u bë arrestimi publik? A ishte kjo një nevojë e mirëllogaritur për të prodhuar një “lajm të madh”, edhe në kurriz të atyre që s’kanë lidhje me krimin?
    Dhe nëse nesër këto arrestime dalin të paligjshme, a mban përgjegjësi AMP dhe Prokuroria për dëmin që u shkaktoi këtyre policëve dhe familjeve të tyre?

    Dhe pavarësisht se nesër ndoshta do të lirohen – siç gjithçka lë të kuptohet – dëmi është bërë. Jo vetëm për ta personalisht, por për të gjithë trupën policore. Çfarë mesazhi u jepet policëve të ndershëm që zbatojnë rregulloren çdo ditë? Se edhe kur je korrekt, mund të përfundosh në pranga?

    A ka shkuar Prokuroria në Kapshticë? Apo gjithçka është mbyllur me një telefonatë nga Tirana? Kush mban përgjegjësi për pasigurinë që mbillet brenda vetë institucioneve të sigurisë?

    Rasti nuk është i pari. Më shumë se 60 efektivë policie janë proceduar nga AMP gjatë viteve të fundit, për të dalë më pas të pafajshëm. Mjafton të përmendim rastin e K.P, ish-oficer i proceduar nga AMP vite më parë, që sot është një prej drejtuesve të lartë në Policinë Rrugore. Pra, si ka mundësi që një agjenci që duhet të garantojë standarde, po kthehet në burim frike dhe pasigurie?

    Institucionet që kontrollojnë rendin nuk mund të veprojnë me dy standarde. Nuk mund të ndëshkojnë profesionistët vetëm sepse kanë qenë në detyrë, pa prova e pa fakte. Drejtësia nuk është “show” – dhe nëse është kthyer në të tillë, atëherë jemi përballë një krize më të madhe sesa një makinë me drogë.

    Deri kur policët që punojnë me ndershmëri do të përdoren si fasadë për të fshehur paaftësinë e vërtetë të hetuesve?
    Deri kur një vulë do të mjaftojë për të rrënuar një karrierë?

    Por një pyetje tjetër e rëndësishme mbetet pa përgjigje: a është me të vërtetë shoferi, që merret me ngarkim-shkarkim në Pogradec, i vetmi autor i ngarkesës me drogë? Apo po flasim për një rrjet më të gjerë që qëndron pas tij, ndërsa përgjegjësia i lihet vetëm një “peshku të vogël”? Kush e furnizoi? Kush e organizoi itinerarin? Pse nuk është bërë publike asnjë tjetër ndalim apo hetim paralel?

    Dhe më tej – a është ky një veprim i izoluar nga AMP, apo pjesë e një shërbimi ndaj dikujt më lart në Tiranë? A jemi përballë një lufte për kontrollin e territorit institucional dhe vendimmarrjes operacionale? Kur arrestimet

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Arrestim pilicia vule
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    4 NËNA ME FËMIJË NË BURG, NJËRA ME FOSHNJËN 3-MUAJSHË

    October 7, 2026

    Avokati i Popullit në IEVP Pojskë: Verifikim për nënën që qëndron me foshnjën 4-muajshe

    October 7, 2026

    18-vjeçari Florian Matraku ndërron jetë pas aksidentit në aksin Korçë-Maliq

    October 7, 2026

    Jo vetëm Bashkitë, do shkrihen edhe Këshillat Bashkiakë: Ja si do zgjidhen këshilltarët, për të përfaqësuar qytetet që mbeten pa bashki

    October 6, 2026
    TE FUNDIT

    4 NËNA ME FËMIJË NË BURG, NJËRA ME FOSHNJËN 3-MUAJSHË

    October 7, 2026

    Avokati i Popullit në IEVP Pojskë: Verifikim për nënën që qëndron me foshnjën 4-muajshe

    October 7, 2026

    18-vjeçari Florian Matraku ndërron jetë pas aksidentit në aksin Korçë-Maliq

    October 7, 2026

    Jo vetëm Bashkitë, do shkrihen edhe Këshillat Bashkiakë: Ja si do zgjidhen këshilltarët, për të përfaqësuar qytetet që mbeten pa bashki

    October 6, 2026
    EKSKLUZIVE

    Aksi rrugor Maliq- Gramsh, 4 orë i bllokuar

    Siguria ushqimore, AKU inspekton 2 subjekte të përpunimit të qumështit dhe mishit të pulës në Korçë, procesi monitorohet nga Inspektoriati i Përgjithshëm

    Goditi makinën e policisë gjatë arratisjes, përfundon në pranga bashkë me kamarierin

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.