Një 48-vjeçar është plagosur me thikë mëngjesin e sotëm në fshatin Proptisht, Pogradec, pas një konflikti për motive të dobëta.
Sipas Policisë, rreth orës 09:00, shtetasi B. Ç., 51 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin M. Ç., 48 vjeç. I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në fshatin Proptisht. 51-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


