Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Kur pasioni për mjekësinë nuk njeh pension/ Fluturak Lamçe, një jetë në shërbim të kolonjarëve

    November 24, 2026

    Gara brenda PS në Korçë, gazetari zbulon emrat që duan të drejtojnë bashkinë! Vendos Peleshi

    November 24, 2026

    Një vit nga përmbytjet në Maliq, fermerët dhe bizneset ende pa dëmshpërblim

    November 24, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Kur pasioni për mjekësinë nuk njeh pension/ Fluturak Lamçe, një jetë në shërbim të kolonjarëve
    Vendi

    Kur pasioni për mjekësinë nuk njeh pension/ Fluturak Lamçe, një jetë në shërbim të kolonjarëve

    November 24, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Një jetë e përkushtuar ndaj mjekësisë, mijëra pacientë të trajtuar dhe një profesion që nuk e ka braktisur as pas daljes në pension. Fluturak Lamçe, i njohur nga të gjithë si doktor Laku, është kthyer në një emër të dashur dhe simbol të Kolonjës. Edhe pse vitet kanë kaluar dhe mosha ka lënë gjurmët e saj, ai vijon të ushtrojë profesionin që e ka shoqëruar për më shumë se gjysmë shekulli.

    Rrugëtimi i tij drejt mjekësisë nuk ishte një zgjedhje e menduar që në fëmijëri, por një rrugë që iu besua nga të tjerët, pasi spikati për rezultatet e shkëlqyera në shkollë.

    Your browser does not support the video tag.

    Me mesataren 9.8 përfundoi gjimnazin, ndërsa më pas nisi një karrierë që do ta lidhte përjetësisht me njerëzit dhe nevojat e tyre shëndetësore.

    Nje jetë mes sakrificash, sfidash, historish të jashtëzakonshme dhe pacientësh që i kanë besuar shëndetin e tyre. CNA TV ju sjell profilin e veçantë të mjekut kolonjar, doktor Lakut.

    Kur pasioni për mjekësinë nuk njeh pension/ Fluturak

    “Nuk mendoja asnjëherë për shkollë, asnjëherë për asgjë s’mendoja. Erdhën, më morën dhe më sollën në shkollë. Më futën në konvikt. Në konvikt, me 9.8 kam mbaruar gjimnazin. Dhe atëherë ngrihet kryetari i komitetit dhe të tërë dhe thonë: “Këtë ne do ta dërgojmë mjek që ta kemi për shtëpitë tona.”

    Specializimet në sëmundjet gastrointestinale dhe infektive, si dhe kurset e shumta në patologji e kardiologji, e zgjeruan profilin e tij profesional. Për vite me radhë, doktor Laku u përball me një sërë problematikash shëndetësore, duke u bërë për shumë banorë të zonës një pikë e parë dhe e besuar referimi për problemet e tyre shëndetësore.

    “Nuk qe në dëshirën time, siç më emëruan këta, sepse më dhanë dy variante: një zonë shumë të thellë dhe të bëhesha edhe drejtor drejtorie për profilaksinë. Pranova që të mos shkoja në zonë shumë të thellë dhe të rrija këtu, dhe brenda vitit kam ikur me specializim në vitet ’76-’77, dy vite me specializim për sëmundjet gastrointestinale dhe infektivin. Erdha, kam hapur spitalin e infektivit dhe pastaj kam kaluar nga infektivi, bëja dhe terapinë e përgjithshme. Kam bërë kurset, të patologjisë, të kardiologjisë, kisha dhe neurologë. Dhe sot domethënë unë punoj si patolog, si kardiolog, si gastroenterolog, si reumatolog, si nefrolog, i bëj të gjitha.”

    Por 53 vitet e punës nuk kanë qenë të lehta. Një nga momentet që e bindi se nuk mund të largohej nga profesioni ishte periudha e pandemisë Covid-19. Në vitin 2020, kur kishte vendosur të dilte në pension, disa pacientë që e prisnin prej ditësh dhe ngjarjet e rënda që pasuan në poliklinikë e bënë të ndryshonte mendje.

    Kur pasioni për mjekësinë nuk njeh pension/ Fluturak

    “Në vitin 2020 vendosa që të dal në pension. Po pse? U implikua dhe Covid-i! Dhe kur ndal nga shtëpia që të bëja dorëheqjen, është një vend në të hyrë të Ersekës dhe më dalin dy burra. Më thonë: ‘Doktor, kemi tre ditë që të presim.’ Unë do të jepja dorëheqjen. Unë i pashë një herë në fytyrë kështu. Në orën 10:00 në poliklinikë – u thashë. Mendova të bëja dorëheqjen, edhe të vija të shihja edhe këta. Mirëpo erdha aty, kur futem afër poliklinikës, më del edhe një zonjë tjetër. Edhe më thotë: ‘Doktor, po të pres.’ ‘Në orën 10:00, se u thashë edhe atyre.’ Erdha këtu, sapo u futa në mbledhjen e mëngjesit, kur dëgjojmë ulërima të llahtarshme. Prishim mbledhjen e mëngjesit edhe zbritëm me vrap poshtë. Aty një veteriner i respektuar, i jashtëzakonshëm, kishte 11 ditë i sëmurë, aty bëri arrestin kardiak. Atëherë iu bë dhe goditja elektrike nga ana ime. Dhe si përfundim ai bëri exitus, vdiq. Në këtë kohë, si mbaruam me të, vjen një tjetër. Ai ishte një plak i fshatit Podë. Ishte shumë e vështirë. E marrim aty edhe ky thamë të jetë Covid. Ai doli Covid, po doli dhe një kancer të pulmonit të majtë. Edhe pastaj unë them: ‘Po unë u përplasa, po kam qenë shumë i rregullt në mbrojtjen e sterilitetit.’ Kam mbajtur uniformën në mënyrë perfekte, sepse isha infeksionist, ajo më dha këto mundësi që unë të isha mësuar me gjëra të tilla. Sepse kam përgatitur edhe në Institutin e Higjienës, edhe kolerën, edhe pertusin, edhe këto i përgatisnim atje dhe kisha mësuar se si mund të mbrohej njeriu. Kështu që pastaj thashë: ‘Unë u mora me këtë, do të vazhdoj punën'”.

    Mes kujtimeve të shumta të karrierës, ai veçon edhe rastet që për të kanë qenë fitore të vërteta profesionale dhe njerëzore. Një prej tyre është historia e një foshnjeje shtatëmuajshe, për të cilën shpresa ishte shuar edhe pas një trajtimi në Tiranë. Doktor Laku vendosi të mos dorëzohej dhe, pas 33 ditësh trajtim intensiv, arriti ta shpëtonte.

    Kur pasioni për mjekësinë nuk njeh pension/ Fluturak

    “Tek unë janë trajtuar 18 me sëmundjen e meningitit dhe s’më ka vdekur asnjë. Këtu ishte një mjek dhe kishte një mbesë, e kishte martuar në Dragot të Tepelenës. Dhe ajo lindi një fëmijë; fëmija shtatëmuajsh ishte 3 kg e 20 gramë. Dhe si përfundim, si s’bëhej ai fëmijë, niset për Tiranë. Ia preu shpresën edhe Tirana. Tani atë mjekun unë e kisha shok. ‘Ore po atje në shtëpi s’ua lëmë dot. Le të bëhej exitus tani në spital’ më tha. I thashë: ‘Po e çuan në Tiranë e ta shtrojë këtu (në Ersekë) është turp.’ Edhe po e shikoja kështu. Atij fëmije i kam filluar mjekim, temperaturën 40 se s’kishte forca që të mbrohej, plazmë dhe gjak. 33 ditë plazmë dhe gjak dhe në krye të 33 ditëve arriti 7 kg. U rrit, u bë, lindi dhe fëmijë.”

    Pas më shumë se pesë dekadash në shërbim të pacientëve, lodhja dhe vitet kanë filluar të ndihen. Por pasioni për profesionin mbetet ende i fortë. Ai tregon se një pjesë të madhe të jetës e ka kaluar në spital, larg familjes dhe në shërbim të atyre që kishin nevojë për të.

    Kur pasioni për mjekësinë nuk njeh pension/ Fluturak

    “Vështirësitë e jetës kanë qenë të llahtarshme. Më takon t’ua them që në 53 vjet punë, mund të kem fjetur 20 vjet në spital. S’mund të të them dot sa do të mund të vazhdoj në punë, të më besosh. Keqardhje më vjen. Por kur nuk më shohin ai tip që kam qenë, aq energjik dhe aq punëtor. Unë kam qenë dhe futbollist (qesh). Por nuk të them dot sa kam keqardhje për momentin, por koha do të jetë shumë e shkurtër.”

    Një jetë e kaluar mes bluzës së bardhë, urgjencave, sfidave dhe sakrificave. Përtej titujve dhe viteve të karrierës, doktor Laku mbetet një figurë e veçantë për Kolonjën, një mjek që nuk e ka parë kurrë profesionin thjesht si detyrë, por si një mision njerëzor. Sepse për të, përkushtimi ndaj pacientit nuk njeh moshë dhe as pension.

    Marrë nga CNA 

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Gara brenda PS në Korçë, gazetari zbulon emrat që duan të drejtojnë bashkinë! Vendos Peleshi

    November 24, 2026

    Një vit nga përmbytjet në Maliq, fermerët dhe bizneset ende pa dëmshpërblim

    November 24, 2026

    Reagimi i fortë i Mitropolitit të Korçës kundër Taulant Ballës

    November 24, 2026

    55 vite Universiteti “Fan S. Noli”, emrat që e çojnë Korçën përtej kufijve

    November 23, 2026
    TE FUNDIT

    Kur pasioni për mjekësinë nuk njeh pension/ Fluturak Lamçe, një jetë në shërbim të kolonjarëve

    November 24, 2026

    Gara brenda PS në Korçë, gazetari zbulon emrat që duan të drejtojnë bashkinë! Vendos Peleshi

    November 24, 2026

    Një vit nga përmbytjet në Maliq, fermerët dhe bizneset ende pa dëmshpërblim

    November 24, 2026

    Reagimi i fortë i Mitropolitit të Korçës kundër Taulant Ballës

    November 24, 2026
    EKSKLUZIVE

    Koncert a cappella në Korçë, Trimor Dhomi magjeps artdashësit për të katërtin vit radhazi

    Ledina Alolli/Banorëve të Rëmenjit u rrezikohet jeta, kërkohet ndërhyrje urgjente

    MINIKASKO në SIGAL: mbulim financiar edhe nëse je shkaktari i dëmit

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.