Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Përfundon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët rikthehen në auditorë

    November 2, 2026

    Thomas Enkelana reagon pas zjarrit në fabrikën e kafesë: Aktiviteti vijon normalisht

    November 2, 2026

    Baçallëku, bujqësia humbet shpresën, fermerët përballen me mungesën e ujit dhe tregut

    November 2, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Nis edicioni i 9-të i MIK Festival, Inva Mula: Korça dhe Devolli do të përjetojnë net të veçanta arti e muzike
    Kulture

    Nis edicioni i 9-të i MIK Festival, Inva Mula: Korça dhe Devolli do të përjetojnë net të veçanta arti e muzike

    July 10, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival, eventi ndërkombëtar i muzikës që sjell në Korçë dhe Devoll artistë të njohur nga Shqipëria dhe bota, duke e kthyer rajonin në një qendër të rëndësishme të artit dhe kulturës.

    Organizatorja e festivalit, sopranoja e njohur Inva Mula, tha se këtë vit MIK Festival vjen me një program krejt ndryshe, duke zgjeruar skenat dhe zhanret muzikore.

    Your browser does not support the video tag.

    Sipas saj, për herë të parë festivali hapet me muzikë xhaz, ndërsa programi përfshin edhe homazhe për regjisorin Viktor Gjika dhe shkrimtarin Teodor Laço, një mbrëmje baleti në Drenovë nën dritën e hënës, si edhe koncerte në Hocisht dhe Parkun “Rinia”, ku festivali do të mbyllet me serenatat korçare.

    Risia e këtij edicioni është edhe prezantimi i xhazit në skenën e MIK Festival. Artisti Erkand Morina u shpreh se reagimi i publikut ishte shumë pozitiv, duke treguar se ky zhanër gjen gjithnjë e më shumë mbështetje edhe në Korçë.

    Emocione të veçanta përjetoi edhe pianistja Ina Laço Petrollari, e cila tha se pjesëmarrja në festival ka një domethënie të veçantë për të, pasi do të interpretojë muzikën e Pandi Laços dhe do të nderojë kujtimin e Teodor Laços në qytetin e saj të lindjes.

    Koncerti i parë u ndoq edhe nga turistë të huaj. Një vizitore nga Belgjika e cilësoi koncertin si “qershia mbi tortë” të udhëtimit të saj të parë në Shqipëri, ndërsa një tjetër turist nga Brukseli u shpreh se kishte ardhur posaçërisht për të shijuar muzikën xhaz.

    Me një program që ndërthur muzikën klasike, xhazin, baletin dhe serenatat, MIK Festival synon edhe këtë vit ta kthejë Korçën dhe Devollin në qendra të rëndësishme të artit dhe kulturës. Koncertet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, duke sjellë në skenë artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, si dhe mbrëmje artistike në disa prej hapësirave më simbolike të rajonit.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Shtëpia muze e Dritëro Agollit përurohet në Menkulas, në 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

    October 13, 2026

    Ledjan Zeqollari nxjerr shkrimet e rëndësishme për Linin më 1923

    October 6, 2026

    Ersekë, Rinalt Kasko promovon librin e parë me poezi “Qyteti prej letre”

    October 1, 2026

    Poezia e Dhimitër Pojanakut, një mbrëmje mes vargut, muzikës dhe emocioneve

    September 27, 2026
    TE FUNDIT

    Përfundon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët rikthehen në auditorë

    November 2, 2026

    Thomas Enkelana reagon pas zjarrit në fabrikën e kafesë: Aktiviteti vijon normalisht

    November 2, 2026

    Baçallëku, bujqësia humbet shpresën, fermerët përballen me mungesën e ujit dhe tregut

    November 2, 2026

    Skënderbeu dhe Vllaznia ndajnë pikët në Korçë, barazim 1-1 mes rasteve të shumta dhe pretendimeve për penallti

    November 2, 2026
    EKSKLUZIVE

    Doktor Ziçishti, shembulli i mjekut të vërtetë në shërbim të njerëzve

    ‘Kam 40 krerë dhi, duhen 50’, fermerët e Korçës përballen me vështirësi në skemën e subvencioneve, ankohen për kriteret

    Reforma shkriu Maliqin, Romina Kuko: Modernizohet qeverisja, bashkitë më të mëdha sjellin më shumë investime

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.