Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Peleshi: Bashkimi i Korçës me Maliqin krijon bashkinë më të madhe në vend për nga sipërfaqja

    October 9, 2026

    Pse foli tani Jared Kushner për Zvërnecin?!

    October 9, 2026

    Reforma shkriu Maliqin, Romina Kuko: Modernizohet qeverisja, bashkitë më të mëdha sjellin më shumë investime

    October 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Reforma shkriu Maliqin, Romina Kuko: Modernizohet qeverisja, bashkitë më të mëdha sjellin më shumë investime
    Vendi

    Reforma shkriu Maliqin, Romina Kuko: Modernizohet qeverisja, bashkitë më të mëdha sjellin më shumë investime

    October 9, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    🏛Të demonizosh një reformë që synon modernizimin e organizimit territorial dhe një qeverisje më të mirë është dritëshkurtësi në kurriz të qytetarëve. Zgjerimi i territoreve të bashkive sjell më shumë kapacitet, më shumë investime dhe më pak burokraci. Këtë e thotë çdo raport ekspertësh.

    Polonia, me reformën e 1999-s, i zvogëloi vojvodatet nga 49 në 16. Territore më të mëdha do të thoshte administrata më të forta, që dinin të hartonin projekte dhe të tërhiqnin fonde. Sot Polonia është përfituesja më e madhe e fondeve të kohezionit të BE. Leipzigu në Gjermani, në vitet 1999–2000, bashkoi territoret përreth dhe sipërfaqja e qytetit gati u dyfishua. Nga një qytet që humbiste popullsi, u kthye në një nga qytetet me rritjen më të shpejtë në Gjermani, sepse më në fund mund të planifikonte banimin, transportin dhe zonat industriale si një e tërë. Danimarka (2007) i uli bashkitë nga 271 në 98, Greqia (2011) nga mbi 1,000 në 325. Asnjë prej tyre nuk “u zhduk” por u forcuan.

    Your browser does not support the video tag.

    Tre përfitime të menjëhershme:
    1. Buxhete më të forta, më pak shpenzime të fragmentarizuara, planifikim dhe ekonomi shkalle.
    2. Kapacitet për fonde europiane. Projektet e BE kërkojnë staf të specializuar dhe bashkëfinancim. Një bashki e vogël nuk i ka; një bashki e konsoliduar i ka.
    3. Planifikim i përbashkët. Territoret më të mëdha ndajnë të njëjtin treg, të njëjtin transport dhe të njëjtat burime. Tani do të planifikohen si një territor, jo si fqinjë që i kthejnë shpinën njëri-tjetrit dhe në fund asnjëri nuk përfiton siç duhet.

    Pretendimi se do hiqen shërbimet është një gënjeshtër panikndjellëse. Reforma ndryshon KUSH e menaxhon shërbimin, jo ku ofrohet. Që do të thotë, sporteli, gjendja civile, shkolla, ambulanca mbeten aty ku janë, përmes qyteteve dhe njësive administrative. Kush tremb njerëzit me “do ju mbyllin zyrën” po përdor frikën e tij si kapital politik.

    Pretendimi për “zhdukjen e identitetit territorial” është gjithashtu një gënjeshtër. Se identiteti nuk jeton te vula e bashkisë por te emri i fshatit, te festat, te kisha dhe xhamia, te historia e familjeve.

    📄Çfarë thonë të dhënat ndërkombëtare:
    – Sipas OKB, 68% e popullsisë botërore do të jetojë në zona urbane deri në 2050.
    – UN-Habitat vlerëson se bashkitë prodhojnë mbi 80% të PBB globale. Kush nuk organizohet si territor funksional, mbetet jashtë kësaj loje.
    – Studimi i OECD (2015) për zonat metropolitane vërtetoi se dyfishimi i numrit të bashkive në të njëjtën zonë lidhet me produktivitet më të ulët. Ky efekt përgjysmohet kur ekziston një qeverisje e koordinuar.
    – Karta Europiane e Vetëqeverisjes Vendore e bën të qartë parimin e subsidiaritetit: po! vendimet afër qytetarit, POR nga institucione me kapacitet real për t’i zbatuar.

    85 vota pro ✅️, sfida tani është tek serioziteti i zbatimit.

    Edhe diçka: herën tjetër që mobilizoheni me shpresën se kundërshtari do të thyhet psikologjikisht, sigurohuni që strategjia që përdorni nuk bie shumë në sy ✋️ – shkruan Romina Kuko, deputete e PS Korçë

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Peleshi: Bashkimi i Korçës me Maliqin krijon bashkinë më të madhe në vend për nga sipërfaqja

    October 9, 2026

    Pse foli tani Jared Kushner për Zvërnecin?!

    October 9, 2026

    Kur filantropia bëhet pjesë e identitetit

    October 9, 2026

    I sëmurë, pa bukë dhe pa ndihmë, 53-vjeçari nga Kreshpani jeton në mëshirë të fatit

    October 9, 2026
    TE FUNDIT

    Peleshi: Bashkimi i Korçës me Maliqin krijon bashkinë më të madhe në vend për nga sipërfaqja

    October 9, 2026

    Pse foli tani Jared Kushner për Zvërnecin?!

    October 9, 2026

    Reforma shkriu Maliqin, Romina Kuko: Modernizohet qeverisja, bashkitë më të mëdha sjellin më shumë investime

    October 9, 2026

    Kur filantropia bëhet pjesë e identitetit

    October 9, 2026
    EKSKLUZIVE

    Tregtarët e Pazarit të Vjetër në Korçë kundërshtojnë vendimin për lirimin e hapësirave publike

    “Irfani, Rama dhe Veliaj” – dashnori me lek…

    Pogradec: Nisi Shpërndarja e Materialeve Zgjedhore në KZAZ nr. 70, Procesi Po Shkon Pa Probleme

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.