Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Përfundon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët rikthehen në auditorë

    November 2, 2026

    Thomas Enkelana reagon pas zjarrit në fabrikën e kafesë: Aktiviteti vijon normalisht

    November 2, 2026

    Baçallëku, bujqësia humbet shpresën, fermerët përballen me mungesën e ujit dhe tregut

    November 2, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Ekspozita fotografike “Shqipëria e vitit 1921” çelet në Korçë
    Kulture

    Ekspozita fotografike “Shqipëria e vitit 1921” çelet në Korçë

    June 23, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Një ekspozitë e veçantë fotografike me titull “Shqipëria e vitit 1921” është çelur në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë, duke sjellë para publikut fotografi të realizuara më shumë se një shekull më parë nga antropologu dhe akademiku zviceran Eugène Pittard.

    Fotografitë dokumentojnë jetën e përditshme të shqiptarëve, kulturën, veshjet tradicionale dhe peizazhet e Shqipërisë së fillimshekullit XX, duke ofruar një dëshmi të çmuar historike dhe etnografike.

    Your browser does not support the video tag.

    Kuratori i ekspozitës, Elton Koritari, vlerësoi figurën dhe kontributin e Pittard, duke theksuar rolin e tij në promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Sipas Koritarit, studiuesi zviceran ka lënë një trashëgimi të rëndësishme jo vetëm përmes studimeve dhe fotografive, por edhe përmes angazhimit të tij humanitar dhe lidhjes së veçantë që krijoi me Shqipërinë.

    Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, e cila e cilësoi ekspozitën si një dëshmi të marrëdhënieve të hershme dhe të qëndrueshme mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Ajo vlerësoi figurën e Pittard si një personalitet që kontribuoi në njohjen dhe mbështetjen e Shqipërisë në një periudhë të rëndësishme historike.

    Ekspozita ofron për vizitorët një udhëtim unik në kohë, duke rikthyer në vëmendje kujtesën historike dhe kulturore të vendit përmes objektivit të një studiuesi që e pa Shqipërinë me interes, respekt dhe admirim.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Shtëpia muze e Dritëro Agollit përurohet në Menkulas, në 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

    October 13, 2026

    Ledjan Zeqollari nxjerr shkrimet e rëndësishme për Linin më 1923

    October 6, 2026

    Ersekë, Rinalt Kasko promovon librin e parë me poezi “Qyteti prej letre”

    October 1, 2026

    Poezia e Dhimitër Pojanakut, një mbrëmje mes vargut, muzikës dhe emocioneve

    September 27, 2026
    TE FUNDIT

    Përfundon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët rikthehen në auditorë

    November 2, 2026

    Thomas Enkelana reagon pas zjarrit në fabrikën e kafesë: Aktiviteti vijon normalisht

    November 2, 2026

    Baçallëku, bujqësia humbet shpresën, fermerët përballen me mungesën e ujit dhe tregut

    November 2, 2026

    Skënderbeu dhe Vllaznia ndajnë pikët në Korçë, barazim 1-1 mes rasteve të shumta dhe pretendimeve për penallti

    November 2, 2026
    EKSKLUZIVE

    Ndahet nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare.

    Deputeti Bledi Çomo; “Protestat kundër investimeve të huaja na kthejnë pas në kohë”

    Erlis Frashëri – nga rrugicat e Korçës te pankina e akademisë së Skënderbeut

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.