Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Aksident me dy të plagosur në aksin rrugor Pogradec-Lin

    June 14, 2026

    Pusteci hap sezonin turistik, shtohet ndjeshëm numri i turistëve të huaj në Prespë

    June 14, 2026

    Fshatrat e juglindjes pa mjekë, 25% e tyre janë pensionistë, ‘zhduken’ mjekët e rinj

    June 14, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Deputeti Bledi Çomo; “Protestat kundër investimeve të huaja na kthejnë pas në kohë”
    Vendi

    Deputeti Bledi Çomo; “Protestat kundër investimeve të huaja na kthejnë pas në kohë”

    June 13, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    U nis me poshtë Rama,Poshtë Zvërneci e nuk e di se çfarë!Tashti degjeneron në poshtë Ylli!

    Në protestë ka shumë qytetarë të ndershëm , zërin e të cilëve ne duhet ta dëgjojmë me kujdes dhe vëmëndje maksimale, por dhe të sqarojmë dhe shpjegojmë me durimin e nevojshëm që kjo që po ndodh është e papranueshme në një shoqëri demokratike!

    Your browser does not support the video tag.

    Protesta kundër investimeve të huaja , na kthen atje ku kemi qënë para viteve 1990 , në komunizëm! A e duam realisht këtë gjë?

    Nëse pronat në Zvërnec apo në Rrjoll kanë probleme pronësie , e drejta për to kërkohet në gjykatë dhe patjetër që ligji shqiptar zgjidh qartë sëbashku me pronësinë dhe pasojat që vijnë nga njohja e një të drejte, por dhe faktin se kush nga pronarët ka të drejtë dhe rrjedhimisht do të gëzojë të drejtat reale mbi pronën objekt konflikti!

    Sot më shumë se personat të cilët pretendojnë një pronë apo një të drejtë reale , ndjehen disa syresh që duan të përfitojnë nga halli i dikujt, për ta bërë çështje kombëtare ,por në vetevete nuk kanë qëllim të zgjidhin problemin , por të përftojnë pushtet në kurriz të problemit të qytetarit!

    Pikërisht ky qëllim , për të keqpërdorur qytetarin , hallin e tij, apo pastërtinë e disa qytetarëve të ndershëm protestues , herët a vonë do e nxjerrë kokën , kur të vijë momenti material , momenti i lavdisë. Pasi dua ta përsëris qëllimi kryesor nuk është zgjidhja e hallit të qytetarit, por përdorimi i hallit të tij për të përfituar pushtet!

    Për të kaluar tek investimi!
    Sot në asnjë vend të rajonit nuk ka një investim të përmasave të tilla!
    Para disa vitesh investimi më i madh i bërë ndonjëherë në Shqipëri , ai i TAP afërsisht 1.2 miljard Euro , pati një impakt të drejtpërdrejtë në ekonominë tonë!
    Tashti imagjinoni këtë investim rreth 4 herë më të madh, 4 miljard Euro, i cili nuk përfundon vetëm me implementimin e tyre në ekonominë Shqiptare, por vazhdon me një pol turistik të paimagjinuar më parë , jo në Shqipëri , por në gjithë rajonin dhe më gjërë, pol i cili krijon vende pune, investime që mbeten në shtetin shqiptar dhe patjetër pas përfundimit të investimit do të vazhdojë të gjenerojë të ardhura , nëpërmjet turistëve, konsumit të brendshëm, punësimit, etj!

    Hera e parë që në një vend Europian dëgjohet protestë kundër investimeve të huaja!

    Protesta në fushën e turizmit , nuk mund ta zbehë punën e mirë të bërë në këto 12-13 vite nga Qeveria Shqiptare dhe patjetër nuk mund të zbehë vizionin e Edi Ramës!Janë statistikat që flasin jo politika, turistët në aeroportin e Rinasit nga 2 miljon turistë në 2013 në 12 miljon turistë në vitin e fundit! Dhe tashti që Brand-et më të mëdha botërore zgjedhin të vijnë pranë nesh, ne reagojmë në mënyrën më të keqe të mundshme, me parime Marksiste!

    Pa lënë pastaj mënjanë lloj- lloj interesa dashakeqëse të huaja , si ato Iraniane , të cilët megjithëse në kohë lufte , e gjejnë kohën për tu shqetësuar për turizmin në Shqipëri!
    Patjetër që ata nuk mund tja falin shtetit Shqiptar strehimin e Muxhahedinëve dhe jo pak herë kanë ndërhyrë nëpërmjet sulmeve kibernetike ( jo të hamendësuara , por të faktuara)në Shqipëri , të cilat ne i kemi zgjidhur me ndihmën e partnerëve tanë SHBA!

    Kaq për sot se nisën dhe ndeshjet e botërorit!

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Aksident me dy të plagosur në aksin rrugor Pogradec-Lin

    June 14, 2026

    Fshatrat e juglindjes pa mjekë, 25% e tyre janë pensionistë, ‘zhduken’ mjekët e rinj

    June 14, 2026

    Fëmija 4 vjeç bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës në Korçë, pëson dëmtime në kokë dhe në trup

    June 11, 2026

    Deklarata e fortë e punonjëses se bashkisë Maliq; “Protestoj edhe sepse kërcënohem”

    June 11, 2026
    TE FUNDIT

    Aksident me dy të plagosur në aksin rrugor Pogradec-Lin

    June 14, 2026

    Pusteci hap sezonin turistik, shtohet ndjeshëm numri i turistëve të huaj në Prespë

    June 14, 2026

    Fshatrat e juglindjes pa mjekë, 25% e tyre janë pensionistë, ‘zhduken’ mjekët e rinj

    June 14, 2026

    Deputeti Bledi Çomo; “Protestat kundër investimeve të huaja na kthejnë pas në kohë”

    June 13, 2026
    EKSKLUZIVE

    Aksident në Vloçisht dhe disa procedime penale në Korçë e zonat përreth

    DVP Korçë – Procedime për drogë, baste të paligjshme, aktivitet të paregjistruar dhe dhunë në familje

    “Nuk i dhanë asnjë minutë kohë”, deputetja socialiste kritika për kolegët: Parlamenti ka degraduar

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.