Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Hajduti avokat që mbron humbësin në SPAK

    November 20, 2026

    Korçë, kërcënoi me thikë stomatologen dhe i vodhi laptopin në klinikë, arrestohet 44-vjeçari

    November 19, 2026

    PS në qarkun e Korçës: nga dominimi në zgjedhje drejt një vote më të qëndrueshme

    November 18, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Festivali Kombëtar i Sazeve ndez Kolonjën, tradita shqiptare jehon në Leskovik dhe Ersekë
    Kulture

    Festivali Kombëtar i Sazeve ndez Kolonjën, tradita shqiptare jehon në Leskovik dhe Ersekë

    June 22, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Tingujt autentikë të muzikës popullore shqiptare kanë pushtuar për dy netë me radhë Leskovikun dhe Ersekën, ku u zhvillua edicioni i 14-të i Festivalit Kombëtar të Sazeve Popullore. Në këtë aktivitet morën pjesë 12 grupe folklorike nga treva të ndryshme të Shqipërisë, si dhe grupe të ftuara nga Struga dhe Kosova.

    Festivali, i cili tashmë është kthyer në një traditë të rëndësishme kulturore për Kolonjën, synon ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë jomateriale shqiptare, duke i dhënë një vëmendje të veçantë sazeve popullore dhe transmetimit të tyre te brezat e rinj.

    Your browser does not support the video tag.

    Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale, Erilda Selaj, u shpreh se festivali mbetet një platformë e rëndësishme për promovimin e muzikës tradicionale shqiptare dhe për trashëgiminë e saj ndër breza.

    Artistët pjesëmarrës, me dekada eksperiencë në skenën e muzikës popullore, vlerësuan rëndësinë e këtij festivali në ruajtjen e identitetit kulturor dhe në përcjelljen e traditave te të rinjtë, pavarësisht sfidave që sjell emigracioni dhe ndryshimet shoqërore.

    Përmes tingujve të sazeve, valleve dhe këngëve që mbartin historinë e krahinave shqiptare, Festivali Kombëtar i Sazeve riktheu edhe një herë vëmendjen te pasuria e kulturës sonë popullore. Një ngjarje që jo vetëm kujton të shkuarën, por synon ta mbajë atë të gjallë si pjesë të identitetit dhe krenarisë kombëtare.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    “Dua më shumë Shqipërinë”, ekspozitë me vepra të realizmit socialist në Korçë

    November 12, 2026

    Shtëpia muze e Dritëro Agollit përurohet në Menkulas, në 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

    October 13, 2026

    Ledjan Zeqollari nxjerr shkrimet e rëndësishme për Linin më 1923

    October 6, 2026

    Ersekë, Rinalt Kasko promovon librin e parë me poezi “Qyteti prej letre”

    October 1, 2026
    TE FUNDIT

    Hajduti avokat që mbron humbësin në SPAK

    November 20, 2026

    Korçë, kërcënoi me thikë stomatologen dhe i vodhi laptopin në klinikë, arrestohet 44-vjeçari

    November 19, 2026

    PS në qarkun e Korçës: nga dominimi në zgjedhje drejt një vote më të qëndrueshme

    November 18, 2026

    PD në qarkun e Korçës: nga forca e dytë në 2015, në një parti të tretë në disa bashki

    November 18, 2026
    EKSKLUZIVE

    Tensione në Asamblenë e PS-së, burime: Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit

    Policia e Korçës jep deklaratën; “Ja çfarë ndodhi dje në qark”

    Avokati i Popullit në IEVP Pojskë: Verifikim për nënën që qëndron me foshnjën 4-muajshe

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.