Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korçë/ Studentët nuk i bashkohen bojkotit, mësimi vijon normalisht në Universitetin “Fan S. Noli”

    October 14, 2026

    Zbulohet historia e STUDENTIT HERO: Djali i gazetares së njohur, e pabesueshme çfarë i bëri pushteti babait të tij

    October 14, 2026

    “Hidden Mallakaster”, Klosi zbulon thesaret e fshehura të Mallakastrës

    October 13, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Pogradeci shkruan histori, shpallet kampion i Shqipërisë në volejboll për femra dhe kompleton tripletën e artë
    Sport

    Pogradeci shkruan histori, shpallet kampion i Shqipërisë në volejboll për femra dhe kompleton tripletën e artë

    May 5, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Pogradeci ka shkruar historinë në volejbollin shqiptar të femrave, duke u shpallur kampion i Shqipërisë pas një paraqitjeje mbresëlënëse në finalen vendimtare ndaj Tiranës. Vajzat liqenore triumfuan 3-0 në ndeshjen e pestë, duke vulosur një sezon të jashtëzakonshëm me titullin më të rëndësishëm.

    Skuadra e drejtuar nga trajneri Besnik Lisha e nisi fuqishëm sfidën, duke fituar setin e parë 25-16. Tirana tentoi reagimin në setin e dytë, ku krijoi epërsi 8-13, por pogradecaret përmbysën gjithçka dhe e mbyllën edhe këtë set 25-20. Në setin e tretë, Pogradeci dominoi plotësisht, duke fituar 25-16 dhe duke shpërthyer festën në pallatin e sportit.

    Your browser does not support the video tag.

    Me Bajraktaroviç në organizim dhe Johnson si një nga pikat më të forta në sulm, Pogradeci tregoi qetësi, forcë dhe nivel kampionesh. Nga ana tjetër, Tirana nuk arriti të gjejë ritmin e duhur, duke vuajtur mungesën e forcës në repartin ofensiv.

    Pas ndeshjes, emocionet ishin të jashtëzakonshme. Bajraktaroviç u shpreh e mrekulluar për suksesin e parë në një ligë, ndërsa Johnson theksoi se nuk e kishte imagjinuar një arritje të tillë kur erdhi në Shqipëri. Kapitenia Paola Gjata deklaroi se skuadra nuk mund ta humbiste këtë mundësi përballë mbështetjes së jashtëzakonshme të tifozëve pogradecarë.

    Trajneri Besnik Lisha vlerësoi punën e ekipit, duke theksuar se Pogradeci ishte ndërtuar për të qenë fitues.

    Atmosfera në qytetin liqenor ishte elektrizuese, me tifozët që festuan gjatë këtë sukses historik. Ky sezon konfirmon dominimin absolut të Pogradecit në volejbollin shqiptar, pasi përveç titullit kampion, vajzat liqenore fituan edhe Ligën “Gjergj Kastrioti” dhe Kupën e Republikës, duke realizuar kështu tripletën e artë.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Po konfirmohet si forcë e pamposhtur në kampionat, Pogradeci “pa limite” në marshin drejt elitës

    October 12, 2026

    Pogradec, fitore dramatike ndaj Skënderbeut, derbi vendoset në minutat shtesë

    October 2, 2026

    Rikthehet derbi i juglindjes, Skënderbeu përballë Pogradecit

    September 30, 2026

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026
    TE FUNDIT

    Korçë/ Studentët nuk i bashkohen bojkotit, mësimi vijon normalisht në Universitetin “Fan S. Noli”

    October 14, 2026

    Zbulohet historia e STUDENTIT HERO: Djali i gazetares së njohur, e pabesueshme çfarë i bëri pushteti babait të tij

    October 14, 2026

    “Hidden Mallakaster”, Klosi zbulon thesaret e fshehura të Mallakastrës

    October 13, 2026

    Shtëpia muze e Dritëro Agollit përurohet në Menkulas, në 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

    October 13, 2026
    EKSKLUZIVE

    Qarku Korçë: Arrestime për aksident, dhunë në familje dhe përndjekje – Procedim për kalim të paligjshëm të kufirit

    “Vdiq nga varfëria, i harruar nga të gjithë”, flet miku së 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar në Korçë: Mezi fliste, iku kockë e lëkurë

    Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran: Protestat paqësore janë shenjë e demokracisë, dialogu politik në Shqipëri mbetet sfidë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.