Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Spitali i Korçës pezullon nga detyra doktorin Niko Nunka

    May 11, 2026

    Ekskluzive – Flet babai i vajzës që denoncoi doktorin për ngacmim seksual

    May 11, 2026

    E rëndë në Korçë, arrestohet për ngacmim seksual kirurgu i spitalit

    May 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » “Vdiq nga varfëria, i harruar nga të gjithë”, flet miku së 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar në Korçë: Mezi fliste, iku kockë e lëkurë
    Vendi

    “Vdiq nga varfëria, i harruar nga të gjithë”, flet miku së 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar në Korçë: Mezi fliste, iku kockë e lëkurë

    August 30, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Një ditë pas gjetjes së trupit të dekompozuar të Petro Seferit, 60-vjeçarit që u gjet i pajetë në banesën e tij në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës, ka folur shoku i tij i fëmijërisë, Admir Sulejmani, i cili ka treguar një histori të dhimbshme vetmie, varfërie dhe indiference nga institucionet.

    “Jam rritur me të. Nga varfëria vdiq Petrika, nuk e trajtonte shteti. Kohët e fundit i dhanë një kemp, por siç e pësoi…”, tha Sulejmani, duke shtuar se shoku i tij kishte vite që përballej me probleme shëndetësore dhe ekonomike.

    Your browser does not support the video tag.

    Sipas tij, Seferi vuante nga sëmundje të zemrës dhe tension i lartë, nuk kishte të ardhura, dhe prej kohësh ishte braktisur nga gruaja dhe fëmijët. Jetonte i vetëm, pa asnjë përkujdesje, ndërsa nuk kishte më as fuqi fizike dhe shpirtërore për të kërkuar ndihmë.

    Ai dilte këtu, rrinte me ne, pinte ndonjë cigare, kërkonte ndihmë… nuk kishte asnjë mundësi. Ishte i dobët, duart i kishte të mavijosura, mezi fliste. Kishte rënë nga morali, nga çdo gjë,” u shpreh Sulejmani, duke theksuar se askush nga institucionet nuk ishte interesuar për të.
    Ai tregon se fillimisht mendonin se Petroja mund të kishte ikur jashtë shtetit, ndoshta pranë fëmijëve apo vëllait, por askush nuk kishte informacion të saktë. “Ka qenë krejt i vetmuar. Kishte motër, kishte edhe të afërm. Madje ishte nipi i Rita Markos, njerëz që dikur kanë qenë me pozitë. Por ai iku si i varfër, pa njeri, kockë e lëkurë, i kalbur,” rrëfen ai me trishtim.
    Pamundësia ekonomike kishte bërë që Seferi të mos kishte as ujë e drita në shtëpi, dhe ndonëse për një kohë i ishte caktuar një kemp, ndihma asnjëherë nuk i kishte mjaftuar.

    “Ai nuk kishte as telefon. Ne nuk morëm vesh as për varrimin, as ku e çuan, as kur e varrosën. Ishte bërë vetëm kocka… 8 muaj i dekompozuar, njeri brenda 24 orëve shpërfytyrohet,” përfundon rrëfimin Sulejmani.

    Rasti tragjik i Petro Seferit ka ngjallur reagime në qytetin e Korçës dhe më gjerë, duke rikthyer në vëmendje nevojën për më shumë përkujdesje ndaj shtresave në nevojë dhe njerëzve të vetmuar, që shpesh jetojnë në harresë totale.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Spitali i Korçës pezullon nga detyra doktorin Niko Nunka

    May 11, 2026

    E rëndë në Korçë, arrestohet për ngacmim seksual kirurgu i spitalit

    May 11, 2026

    Devis Osman; “Duan të hedhin baltë mbi mua”

    May 10, 2026

    Skandal – Kryeministri maqedonas provokon në Pustec, injoron protokollin

    May 10, 2026
    TE FUNDIT

    Spitali i Korçës pezullon nga detyra doktorin Niko Nunka

    May 11, 2026

    Ekskluzive – Flet babai i vajzës që denoncoi doktorin për ngacmim seksual

    May 11, 2026

    E rëndë në Korçë, arrestohet për ngacmim seksual kirurgu i spitalit

    May 11, 2026

    Devis Osman; “Duan të hedhin baltë mbi mua”

    May 10, 2026
    EKSKLUZIVE

    Arrestim në Maliq, policia rrugore procedon disa shoferë

    Nisin përplasjet e para në shtëpinë e Big Brother VIP 5, Iliri debaton me Kristin: Skuth, ta fut edhe qesh

    Emri – Arrestohet maliqari, mbante kallashnikov në shtëpi

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.