Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës renditet i pari në Evropë për rritjen e trafikut të pasagjerëve në kategorinë e aeroporteve të mëdha, me një rritje prej 23.3% gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas raportit të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve – Evropë (ACI EUROPE), TIA kryeson renditjen, duke lënë pas aeroporte si ato të Tel Avivit, Tashkentit, Krakovit dhe Venecias.
Edhe shifrat për nëntëmujorin e parë të vitit konfirmojnë këtë ecuri pozitive. Deri në fund të shtatorit, aeroporti ka mirëpritur rreth 10.8 milionë pasagjerë, duke u pozicionuar në rrugën drejt një tjetër viti rekord.
Rritja e numrit të pasagjerëve lidhet me zgjerimin e rrjetit të destinacioneve, shtimin e frekuencave të fluturimeve, bashkëpunimin me kompanitë ajrore dhe promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik.
Ndërkohë, investimet në infrastrukturë, modernizimi i shërbimeve dhe zgjerimi i kapaciteteve operacionale synojnë përmirësimin e mëtejshëm të standardeve të udhëtimit.
Performanca e Aeroportit të Tiranës forcon pozicionin e Shqipërisë në hartën evropiane të aviacionit, duke ndikuar në zhvillimin e turizmit, rritjen e lidhjeve ndërkombëtare dhe krijimin e mundësive të reja ekonomike.


