Një donacion do t’i mundësojë Bashkisë së Pustecit të rialokojë fondet e kursyera nga shpenzimet e ngrohjes për nevoja të tjera të rëndësishme të banorëve vendas. Financimi është siguruar tërësisht nga Centrali Atomik bullgar i Kozloduyt, me nismën e Fondacionit “Kujtesa Bullgare”.
Në kuadër të iniciativës së Fondacionit “Kujtesa Bullgare” dhe me financim nga Centrali Atomik Kozloduy SHA, është siguruar ngrohja e shkollës në fshatin Pustec dhe e godinës së administratës bashkiake, ku ndodhen gjithashtu Qendra Shëndetësore dhe Shërbimi Zjarrfikës.
Pas rikonstruksionit të plotë të godinës dhe mobilimit të saj, të siguruar tërësisht nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare”, numri i punonjësve të administratës në të u rrit, duke e bërë të pamundur ngrohjen e plotë të godinës me kaldajën që disponohej deri në atë kohë. Nga ana tjetër, rritja e çmimit të naftës për ngrohje po e vështirësonte gjithnjë e më shumë përballimin e shpenzimeve për ngrohjen e shkollës së Pustecit.
Me kërkesë të kryetarit të Bashkisë së Pustecit z. Pali Kolefski, Fondacioni “Kujtesa Bullgare” ndërmori nismën për zgjidhjen e të dyja problemeve. Me financim të siguruar tërësisht nga Centrali Atomik i Kozloduyt, u ble një kaldajë e re për godinën e bashkisë, ndërsa pajisja e çmontuar u transferua dhe u instalua në shkollë, duke bërë të mundur kalimin e saj në një sistem ngrohjeje më ekonomik me pelet.
Falë uljes së ndjeshme të shpenzimeve për ngrohjen e shkollës parashikohet që në buxhetin e bashkisë të krijohen mundësi financiare për përmbushjen e nevojave të tjera prioritare të banorëve vendas dhe për përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre.
Kjo nismë përbën një tjetër hap në kuadër të veprimtarisë shumëvjeçare të Fondacionit “Kujtesa Bullgare” në mbështetje të arsimit, shëndetësisë dhe infrastrukturës publike në rajonin e Pustecit, ku jetojnë edhe përfaqësuesit e pakicës kombëtare bullgare.
Në shtator u realizua iniciativa e katërt të radhës të vizitavemjekësore parandaluese, kur drenda tri ditëve u kryen mbi 1 000 ekzaminime të specializuara mjekësore. Një pjesë e pacientëve me sëmundje më të rënda tashmë vijojnë procesin e diagnostikimit dhe trajtimit në Bullgari, me financimin e siguruar nga themeluesi i fondacionit dr. Milen Vrabçevskit.
Ndër nismat e tjera të rëndësishme në Bashkinë e Pustecit janë: pajisja e shkollës vendore me kompjuterë dhe mobilie, sigurimi i mobilieve dhe pajisjeve për 44 vende pune në godinën e rikonstruktuar të administratës bashkiake, si dhe dhurimi i një autoambulance, një automjeti zjarrfikës dhe një automjeti për transportim në terrene të vështira.
Me financimin e Fondacionit u rikthye furnizimi me ujë në disa fshatra, u sigurua ndriçim i ri rrugor në katër prej tyre, ndërsa Qendra Shëndetësore e Pustevcit u pajis me aparaturë të specializuar mjekësore. Gjithashtu në fshatin e Gollomboçit u sigurua një godinë e lëvizshme për vizita mjekësore e pajisur me të gjitha mobiliet dhe pajisjet e domosdoshme për vizita mjekësor.


