Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Forumi i Biznesit Shqipëri-Japoni, Ponari dhe Kataoka: Mundësi të shumta për bashkëpunim dhe investime

    November 17, 2026

    Nga Korça në Connecticut, historia e suksesit të Neviana Zhgabës në SHBA

    November 17, 2026

    Korçë, drejt ngritjes së Liceut francez, shkollë publike me tri gjuhë dhe dy diploma

    November 17, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Forumi i Biznesit Shqipëri-Japoni, Ponari dhe Kataoka: Mundësi të shumta për bashkëpunim dhe investime
    Vendi

    Forumi i Biznesit Shqipëri-Japoni, Ponari dhe Kataoka: Mundësi të shumta për bashkëpunim dhe investime

    November 17, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Forcimi i marrëdhënieve ekonomike dhe nxitja e investimeve mes Shqipërisë dhe Japonisë ishin në fokus të Forumit të Biznesit Shqipëri-Japoni, i zhvilluar në Tiranë, ku u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në sektorët e energjisë, infrastrukturës, logjistikës dhe teknologjisë.

    Forumi u organizua nga JETRO, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe AIDA, me mbështetjen e Ambasadës së Japonisë në Shqipëri dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni (AJCCI). Në aktivitet mori pjesë edhe presidenti i JETRO-s, Susumu Kataoka, i cili mbërriti në Shqipëri i shoqëruar nga 17 përfaqësues të biznesit japonez.

    Your browser does not support the video tag.

    Në një deklaratë për mediat, së bashku me presidentin e AJCCI-së, Avni Ponari, Kataoka vlerësoi potencialin ekonomik të Shqipërisë, duke theksuar rritjen ekonomike, projektet infrastrukturore, pozicionin gjeopolitik dhe burimet njerëzore si faktorë që e bëjnë vendin interesant për investitorët japonezë.

    Nga ana e tij, Avni Ponari u shpreh se synimi është kalimi nga dialogu te bashkëpunimi konkret, duke identifikuar mundësi të reja në tregjet financiare, energji, turizëm, bujqësi, prodhim, digjitalizim dhe teknologji.

    Ai theksoi se Japonia ofron teknologji, standarde cilësie dhe përvojë menaxheriale, ndërsa Shqipëria ka potencial sipërmarrës dhe mundësi për partneritete afatgjata. Ponari garantoi gjithashtu mbështetjen e Dhomës për kompanitë japoneze që synojnë të investojnë në Shqipëri dhe në rajon.

    Forumi u shoqërua edhe me takime dypalëshe B2B, ku bizneset shqiptare dhe japoneze patën mundësi të prezantonin interesat e tyre dhe të shqyrtonin projekte të përbashkëta.

    Pjesëmarrësit vlerësuan se mundësitë për bashkëpunim janë të shumta, ndërsa rezultatet konkrete të këtij forumi pritet të përcaktojnë ecurinë e mëtejshme të partneritetit ekonomik mes dy vendeve.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Nga Korça në Connecticut, historia e suksesit të Neviana Zhgabës në SHBA

    November 17, 2026

    Korçë, drejt ngritjes së Liceut francez, shkollë publike me tri gjuhë dhe dy diploma

    November 17, 2026

    Dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare, procedohet në gjendje të lirë mësuesi në Korçë

    November 17, 2026

    Pogradec, rrëzohet në trotuar pas daljes nga lokali, merr plagë të rënda në kokë

    November 16, 2026
    TE FUNDIT

    Forumi i Biznesit Shqipëri-Japoni, Ponari dhe Kataoka: Mundësi të shumta për bashkëpunim dhe investime

    November 17, 2026

    Nga Korça në Connecticut, historia e suksesit të Neviana Zhgabës në SHBA

    November 17, 2026

    Korçë, drejt ngritjes së Liceut francez, shkollë publike me tri gjuhë dhe dy diploma

    November 17, 2026

    Dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare, procedohet në gjendje të lirë mësuesi në Korçë

    November 17, 2026
    EKSKLUZIVE

    Aksident në Korçë, mjeti përplas një adoleshente

    Hipizmi çel sezonin në Korçë, mbi 30 kalorës në garë – sporti në rritje dhe atraksion turistik

    FOTO HISTORIKE/ Vendosja e bustit të Heroit Themistokli Gërmenji në Korçë.

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.