Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Rama – ministrave: Dua dorëheqjen e gjithë drejtorëve të institucioneve këtë pasdite

    October 22, 2026

    Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë

    October 22, 2026

    Tetori Rozë 2026, pesë organizata shqiptaro-amerikane bashkohen kundër kancerit të gjirit

    October 21, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Skënderbeu i volejbollit për femra synon titullin, rikthehen lojtaret e njohura dhe afrohen përforcime të huaja
    Sport

    Skënderbeu i volejbollit për femra synon titullin, rikthehen lojtaret e njohura dhe afrohen përforcime të huaja

    September 6, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Skënderbeu i volejbollit për femra është ndërtuar këtë sezon me një objektiv të qartë: rikthimin te titulli kampion.

    Skuadra korçare, nën drejtimin e trajnerit Olsi Haxhillari, ka konsoliduar grupin e lojtareve, duke rikthyer në ekip disa prej volejbollisteve të njohura. Mes tyre është edhe Sara Malaj, ndërsa skuadra është përforcuar edhe me lojtare të huaja, që pritet të luajnë një rol të rëndësishëm në garën për trofe.

    Your browser does not support the video tag.

    Për trajnerin Haxhillari, Skënderbeu, Pogradeci dhe Tirana janë ekipet që pritet të luftojnë për titullin kampion këtë sezon.

    Një nga afrimet më të rëndësishme është amerikania Ramonni Cook, e cila do të veshë për herë të parë fanellën e Skënderbeut. Cook shprehet se objektivi i saj dhe i skuadrës është fitimi i kampionatit, ndërsa vlerëson pritjen që i është bërë në Korçë dhe ritmin e stërvitjeve.

    Pas një sezoni te Tirana, Sara Malaj rikthehet te Skënderbeu. Volejbollistja korçare synon që rikthimi në skuadrën e qytetit të saj të shoqërohet edhe me një tjetër titull kampion.

    Skënderbeu ka qenë një nga ekipet më të suksesshme të volejbollit shqiptar në vitet e fundit, me disa tituj kampionë dhe kupa të fituara. Pas dy sezonesh pa trofe, korçaret e rrjetës kërkojnë të rikthehen te suksesi dhe të sjellin sërish në Korçë trofeun e kampionatit.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Basketboll/ Skënderbeu humbet ndaj Besëlidhjes, por ruan ambiciet për titullin

    October 19, 2026

    Po konfirmohet si forcë e pamposhtur në kampionat, Pogradeci “pa limite” në marshin drejt elitës

    October 12, 2026

    Pogradec, fitore dramatike ndaj Skënderbeut, derbi vendoset në minutat shtesë

    October 2, 2026

    Rikthehet derbi i juglindjes, Skënderbeu përballë Pogradecit

    September 30, 2026
    TE FUNDIT

    Rama – ministrave: Dua dorëheqjen e gjithë drejtorëve të institucioneve këtë pasdite

    October 22, 2026

    Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë

    October 22, 2026

    Tetori Rozë 2026, pesë organizata shqiptaro-amerikane bashkohen kundër kancerit të gjirit

    October 21, 2026

    Vetëm 50 studentë në protestën e Korçës, në mbështetje pedagogët

    October 21, 2026
    EKSKLUZIVE

    Me origjinë shqiptare! Kryebashkiaku i Selanikut: Gjyshja e nënës time është nga Korça

    Lajmësi nuk preket! Pas sulmeve ndaj mediave qëndrojnë gazetarë që i kanë kushtuar jetën informimit

    Tregtarët e tregut “maqedonas” në Korçë ulin qepenat, kundërshtojnë gjobat e Policisë Bashkiake

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.