Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Lajmësi nuk preket! Pas sulmeve ndaj mediave qëndrojnë gazetarë që i kanë kushtuar jetën informimit

    October 15, 2026

    Mesazhi i Peleshi: Të ulemi dhe debatojmë, mbi të gjitha interesi kombëtar

    October 15, 2026

    Korçë, përfundon pas 5 orësh protesta me tensione dhe përplasje, mbi 20 të rinj të shoqëruar

    October 15, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Lajmësi nuk preket! Pas sulmeve ndaj mediave qëndrojnë gazetarë që i kanë kushtuar jetën informimit
    Vendi

    Lajmësi nuk preket! Pas sulmeve ndaj mediave qëndrojnë gazetarë që i kanë kushtuar jetën informimit

    October 15, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Për 3 ditë me radhë, nga dita e martë, në Tiranë është duke u mbajtur një protestë studentore, ku mijëra të rinj janë derdhur në rrugë me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit. Megjithatë, përveç sulmeve ndaj institucioneve, që mund të konsiderohen legjitime për sa kohë që mllefi i tyre i drejtohet keqqeverisjes, tabelë qitjeje janë bërë edhe përfaqësuesit e mediave.

    Gjatë ditës së sotme, Dorjana Bezat, një prej gazetareve të kahershme të kronikës, u bë pre e sulmit nga protestuesit, ndërsa më herët të njëjtin fat e pati edhe kolegu i saj i Shqipëria Live në Top Channel. Protestuesit dhunuan gjithashtu kamerën e Report TV, si dhe ofenduan gazetaren Raziela Myslymi, e cila ishte duke raportuar për protestën.

    Your browser does not support the video tag.

    Të rinjtë pretendojnë se mediat janë të shitura, por një nga postulatet më të hershme të marrëdhënies së popullit me median është ai që lajmësi nuk preket.

    Doriana, Raziela dhe kolegët e tyre që kanë rënë pre e sulmeve, përpara se të jenë gazetare të mediave për të cilat punojnë, janë vajza, nëna dhe qytetare të denja të kryeqytetit.

    Punonjësit e medias janë ata që vuajnë veçanërisht kostot e ditëve të gjata të protestave, raportimin pa orar dhe javët pa pushim.

    Prandaj, përpara se ta mendoni median si kundërshtaren tuaj, mendoni se shumë prej gazetarëve janë qytetarë të angazhuar të këtij vendi, të cilët, me fjalën e tyre, përpiqen të vendosin sadopak një tullë në ndryshimin e shoqërisë.

    Por protestuesit nuk janë të vemtit që u kanë vështirësuar punën gazetarëve, pasi edhe dhuna policore ka qenë e pranishme ndaj tyre, qoftë me gaz lotsjellës, qoftë duke i penguar në kryerjen e detyrës.

    Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) numri i incidenteve të raportuara dhe të dokumentuara nga AGSH gjatë tri ditëve të protestave, 13–15 tetor, arrin në të paktën 11. Përsëritja e këtyre ngjarjeve përbën një shqetësim serioz për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në Shqipëri.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Mesazhi i Peleshi: Të ulemi dhe debatojmë, mbi të gjitha interesi kombëtar

    October 15, 2026

    Korçë, përfundon pas 5 orësh protesta me tensione dhe përplasje, mbi 20 të rinj të shoqëruar

    October 15, 2026

    Aksident tragjik në Pogradec, humb jetën 31-vjeçari Valentino Maxhari

    October 15, 2026

    Aksident fatal në Pogradec, humb jetën 26-vjeçari Valentino Maxhari

    October 15, 2026
    TE FUNDIT

    Lajmësi nuk preket! Pas sulmeve ndaj mediave qëndrojnë gazetarë që i kanë kushtuar jetën informimit

    October 15, 2026

    Mesazhi i Peleshi: Të ulemi dhe debatojmë, mbi të gjitha interesi kombëtar

    October 15, 2026

    Korçë, përfundon pas 5 orësh protesta me tensione dhe përplasje, mbi 20 të rinj të shoqëruar

    October 15, 2026

    Aksident tragjik në Pogradec, humb jetën 31-vjeçari Valentino Maxhari

    October 15, 2026
    EKSKLUZIVE

    Punonjëset e postës së Devollit vjedhin lekët e pensionistëve

    Maratona e Bebeve në Pogradec/Festa e vogëlushëve dhe familjes

    Zamira Kita përtej roleve: Pata fat që bëra shkollën! Kam bërë faje kur isha 20 vjeç, duhet të isha…

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.