Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Hajduti avokat që mbron humbësin në SPAK

    November 20, 2026

    Korçë, kërcënoi me thikë stomatologen dhe i vodhi laptopin në klinikë, arrestohet 44-vjeçari

    November 19, 2026

    PS në qarkun e Korçës: nga dominimi në zgjedhje drejt një vote më të qëndrueshme

    November 18, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » 27 Dhjetor – 126 vjet nga lindja e Lasgush Poradecit
    Kulture

    27 Dhjetor – 126 vjet nga lindja e Lasgush Poradecit

    December 27, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Më 27 dhjetor shënohen 126 vjet nga lindja e Lasgush Poradecit, një prej figurave më të ndritura dhe më përfaqësuese të letërsisë shqipe. I lindur në Pogradec më 27 dhjetor 1899, Llazar Gusho – i njohur në letërsi me pseudonimin Lasgush Poradeci – mbetet një nga poetët më të mëdhenj të gjuhës shqipe, simbol i ndjeshmërisë estetike, i dashurisë për natyrën dhe i thellësisë shpirtërore.
    Vepra e tij poetike përfaqëson një kulm të poezisë lirike shqiptare, ku fjala merr përmasa filozofike, muzikore dhe universale. Përmes vargut të përpunuar me mjeshtëri, Lasgushi ndërtoi një botë poetike unike, ku liqeni i Pogradecit, dashuria, malli, koha dhe njeriu bëhen pjesë e një harmonie të brendshme që i reziston kohës.
    Edhe pse krijimtaria e tij është studiuar gjerësisht, ende ekzistojnë aspekte më pak të njohura të veprës së Lasgush Poradecit. Një ndër to është poezia “Poradeci”, e botuar më 15 korrik 1939 në revistën letrare athinase Nea Estia, e përkthyer në gjuhën greke nga Jani Lili dhe e shoqëruar me një parathënie kushtuar jetës dhe artit të poetit shqiptar. Ky botim dëshmon për jehonën që kishte krijimtaria e tij edhe përtej kufijve kombëtarë, duke e vendosur Lasgushin në një kontekst më të gjerë kulturor ballkanik dhe europian.
    Më herët, poezia “Poradeci” ishte botuar në Shqipëri në revistën “Minerva”, më 20 tetor 1933, duke u bërë një nga tekstet më përfaqësuese të lidhjes së poetit me vendlindjen dhe me natyrën që e frymëzoi gjatë gjithë jetës.
    Sot, 126 vjet pas lindjes së tij, Lasgush Poradeci mbetet një monument i gjallë i letërsisë shqipe, një emër që vazhdon të frymëzojë breza të tërë lexuesish dhe krijuesish, duke e mbajtur gjallë frymën poetike të Pogradecit dhe të gjithë kulturës sonë kombëtare.

    Your browser does not support the video tag.
    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    “Dua më shumë Shqipërinë”, ekspozitë me vepra të realizmit socialist në Korçë

    November 12, 2026

    Shtëpia muze e Dritëro Agollit përurohet në Menkulas, në 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

    October 13, 2026

    Ledjan Zeqollari nxjerr shkrimet e rëndësishme për Linin më 1923

    October 6, 2026

    Ersekë, Rinalt Kasko promovon librin e parë me poezi “Qyteti prej letre”

    October 1, 2026
    TE FUNDIT

    Hajduti avokat që mbron humbësin në SPAK

    November 20, 2026

    Korçë, kërcënoi me thikë stomatologen dhe i vodhi laptopin në klinikë, arrestohet 44-vjeçari

    November 19, 2026

    PS në qarkun e Korçës: nga dominimi në zgjedhje drejt një vote më të qëndrueshme

    November 18, 2026

    PD në qarkun e Korçës: nga forca e dytë në 2015, në një parti të tretë në disa bashki

    November 18, 2026
    EKSKLUZIVE

    Ministrja që duam, Albana Koçiu; “Shkarkova zv.ministrin, piu cigare brenda në lokal”

    Dy drejtorë të kompanisë “One Albania” arrestohen për drogë (EMRAT)

    “Arti bashkon atë që politika ndan”, Pogradeci mbledh piktorë nga më shumë se 10 vende

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.