Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Vrasja e efektivit, dëshmon çobani: Violand Braçellari merrte telefonata që e paralajmëronin për çdo lëvizje
    Vendi

    Vrasja e efektivit, dëshmon çobani: Violand Braçellari merrte telefonata që e paralajmëronin për çdo lëvizje

    June 11, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Aleksandër Kola, çobani i stanit ku fshihej Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosjes së kolegut të tij Edison Adri ka dhënë dëshminë e tij.

    Your browser does not support the video tag.

    Para hetuesve Kola ka thënë se Braçellari merrte gjithmonë telefonata që e paralajmëronin atë për lëvizje të dyshimta në zonë.

    Ai tregon se kishte nisur punë në Bode tek stani i Braçellarit në mesin e muajit maj të vitit 2026, pasi i ishte ofruar një pagë mujore prej rreth 1200 eurosh për të bërë punën e çobanit.

    Sipas tij, Braçellari mbante vazhdimisht me vete një armë automatike kallashnikov dhe një armë gjahu çifte. Në dëshminë e tij, Kola thekson se Braçellari sa herë telefonata që e paralajmëronin për lëvizje të dyshimta në zonë largohej shpesh drejt malit.

    Madje disa ditë para ngjarjes Braçellari ishte larguar me armë pasi ishte njoftuar se në drejtim të stanit po ngjiteshin automjete

    Po ashtu Kola përmend edhe një moment tjetër, që është pikërisht konflikti i tij që ka ndodhur në 3 qershor 2026. Kola ka deklaruar se kishte kërkuar të largohej për disa ditë për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij, por kërkesa ishte kundërshtuar nga Braçellari.

    Sipas tij, debati u përshkallëzua në fyerje kërcënime dhe dhunë fizike, ndërsa ai pretendon se Braçellari i drejtoi disa herë armën duke e kërcënuar me vdekje.

    Më tej, Kola ka deklaruar se është larguar me frikë nga stani, duke marrë me vete sendet personale pasi kishte parë shumë gjëra të dyshimta që i kërcënonin jetën. Pas largimit nga stani, Kola ka bërë kallëzim në polici, që u bë edhe një nga elementët që çuan në organizimin e operacionit për kapjen e Braçellarit.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026

    Pogradeci arrin 500 mijë vizitorë në 8 muaj, rriten qëndrimet turistike

    September 19, 2026

    “Nomad Lawyer”: Korça, Pogradeci dhe Përmeti, destinacionet që po i japin Shqipërisë një tjetër dimension turistik

    September 19, 2026
    TE FUNDIT

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Deputeti Bledi Çomo; “Protestat kundër investimeve të huaja na kthejnë pas në kohë”

    Ja çfarë ndodhi me të moshuarën në Korçë, flet policia dhe fqinjët

    E papritur! Shkëlqeu te Skënderbeu dhe u shit ne Rusi, sulmuesi shqiptar vendos te…

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.