Dëbora ka zbardhur lartësitë e malit të Gramozit në Kolonjë, duke sjellë pamjet e para dimërore në juglindje të vendit, ende në fund të muajit tetor.
Sot, në lartësitë e këtij mali, që arrin 2,500 metra mbi nivelin e detit, janë regjistruar reshje dëbore, ndërsa temperaturat minimale në zonë kanë zbritur deri në 2 gradë Celsius.
Rënia e temperaturave dhe reshjet e dëborës në zonat e larta japin sinjalet e para të afrimit të dimrit, ndërsa në zonat e banuara moti vijon të karakterizohet nga kushtet tipike të vjeshtës.


