Mjegulla ka përfshirë juglindjen e vendit, ndërsa ulja e temperaturave ka sjellë përkeqësim të kushteve të qarkullimit në disa akse rrugore. Prezenca e mjegullës është më e theksuar në rrugët nacionale Korçë–Pogradec dhe Korçë–Kapshticë, ku drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të uljes së dukshmërisë.
Policia u bën apel shoferëve të ulin shpejtësinë, të ruajnë distancën e sigurisë nga mjetet e tjera dhe të përdorin dritat e përshtatshme gjatë lëvizjes në mjegull.
Gjithashtu, drejtuesit e mjeteve këshillohen të shmangin manovrat e rrezikshme dhe parakalimet e gabuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.


