Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    KLSH fundos bilancin financiar të Bashkisë Librazhd: 110 milionë lekë borxhe të paarkëtuara, investime të parealizuara dhe detyrime nga gjyqet

    October 23, 2026

    KLSH zbërthen financat e Bashkisë Kuçovë: 95.6 milionë lekë taksa të papaguara, 224 milionë lekë asete në kontabilitetin e gabuar dhe mijëra prona pa tituj pronësie

    October 23, 2026

    KLSH auditon Bashkinë Dibër: 61.8 milionë lekë detyrime të paregjistruara, 22 investime të parealizuara

    October 23, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » U premtuan miliona euro për ndërtimin e stadiumit të Korçës, Bashkia hap tender 28 milion lek të vjetra
    Sport

    U premtuan miliona euro për ndërtimin e stadiumit të Korçës, Bashkia hap tender 28 milion lek të vjetra

    August 22, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Bashkia Korçë ka hapur tashmë një tender për rehabilitimin e ambienteve të stadiumit ekzistues, me fond limit 2,833,046 lekë pa TVSH.

    Ndërsa pritet rihapja e thirrjes për ndërtimin e stadiumit të ri “Skënderbeu” nga Korporata Shqiptare e Investimeve, pas dështimit të procedurave, Bashkia Korçë ka hapur tashmë një tender për rehabilitimin e ambienteve të stadiumit ekzistues, me fond limit 2,833,046 lekë pa TVSH.

    Your browser does not support the video tag.

    Ndërhyrja është dukshëm më modeste se transformimi që ishte parashikuar për “Skënderbeun”. Preventivi përfshin punime mirëmbajtjeje dhe rikonstruksioni, si lyerje, zëvendësim dyersh, hidroizolim, ndërhyrje në çati e ulluqe, mure gipsi, suvatime dhe shtresa, si edhe instalime hidrosanitare, ngrohjeje dhe elektrike. Parashikohet gjithashtu vendosja e stolave me mbështetëse për stadiumin

    Dokumentet e tenderit tregojnë se nga fondi i parashikuar, rreth 1.77 milionë lekë lidhen me rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e ambienteve, rreth 758 mijë lekë me instalimet teknologjike dhe termike dhe rreth 233 mijë lekë me instalimet hidrosanitare.

    Tenderi është në fakt një rishpallje. Bashkia shënon se procedura me të njëjtin objekt dhe të njëjtin fond limit, me referencë të datës 19 gusht, ishte anuluar dhe është rihapur disa ditë më vonë. Dokumenti i shkurtuar i kontratës nuk jep arsyen e anulimit të procedurës së parë.

    Kontrasti është i fortë me atë që ishte planifikuar për Korçën. Në janar 2023, qeveria ngarkoi Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit për organizimin e konkurseve të projektimit për tre komplekset sportive: “Niko Dovana” në Durrës, “Skënderbeu” në Korçë dhe “Flamurtari” në Vlorë.

    Për Korçën u përzgjodh studioja daneze CEBRA, me një projekt që e konceptonte stadiumin si pjesë të një kompleksi më të gjerë sportiv dhe urban. Të tre projektet u menduan sipas një modeli ku zhvillimi i pronës dhe hapësirave komerciale përreth duhej të krijonte interesin ekonomik për një partner privat që do të financonte edhe infrastrukturën sportive.

    Në korrik 2025, Korporata e Investimeve Shqiptare hapi procedurat për gjetjen e partnerëve privatë. Afati i ofertave përfundoi më 30 shtator 2025, por gara nuk prodhoi rezultat: për stadiumet e Korçës, Durrësit dhe Vlorës nuk u paraqit asnjë aplikant. Procedurat u shpallën zyrtarisht të anuluara disa muaj më vonë, në mars 2026.

    Stadiumi i ri i Skënderbeut ishte një premtim elektoral i kryeministrit Rama në zgjedhjet lokale të vitit 2023

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Vëlla e motër në sport/ Marina dhe Jorgo Pëllumbi, dy rrugë drejt suksesit në basketboll dhe futboll

    October 23, 2026

    Basketboll/ Skënderbeu humbet ndaj Besëlidhjes, por ruan ambiciet për titullin

    October 19, 2026

    Po konfirmohet si forcë e pamposhtur në kampionat, Pogradeci “pa limite” në marshin drejt elitës

    October 12, 2026

    Pogradec, fitore dramatike ndaj Skënderbeut, derbi vendoset në minutat shtesë

    October 2, 2026
    TE FUNDIT

    KLSH fundos bilancin financiar të Bashkisë Librazhd: 110 milionë lekë borxhe të paarkëtuara, investime të parealizuara dhe detyrime nga gjyqet

    October 23, 2026

    KLSH zbërthen financat e Bashkisë Kuçovë: 95.6 milionë lekë taksa të papaguara, 224 milionë lekë asete në kontabilitetin e gabuar dhe mijëra prona pa tituj pronësie

    October 23, 2026

    KLSH auditon Bashkinë Dibër: 61.8 milionë lekë detyrime të paregjistruara, 22 investime të parealizuara

    October 23, 2026

    Vëlla e motër në sport/ Marina dhe Jorgo Pëllumbi, dy rrugë drejt suksesit në basketboll dhe futboll

    October 23, 2026
    EKSKLUZIVE

    Në Korçë mbijeton zanati i saraçit, Estref Qelemeni mjeshtri i fundit që ruan traditën familjare

    JA DOLI/Besa Spaho më e votuara nga lista e grave të PS

    Shpërthen bombola në Leskovik, plagoset 67 vjeçari

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.