Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Pogradecari 5 orë pret Ramën: Më lini ta përqafoj, më zgjidhi hallet! Dua ta falenderoj

    August 23, 2026

    Rama sot kërkon llogari drejtuesve politikë, ja axhenda

    August 23, 2026

    Mbi 30 mijë dalje nga Kapshtica në 4 ditë, emigrantët nisin kthimin

    August 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Në Korçë mbijeton zanati i saraçit, Estref Qelemeni mjeshtri i fundit që ruan traditën familjare
    Vendi

    Në Korçë mbijeton zanati i saraçit, Estref Qelemeni mjeshtri i fundit që ruan traditën familjare

    May 16, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Në një punishte të vogël në qytetin e Korçës vazhdon të mbijetojë një zanat i rrallë, që dikur ishte thelbësor për jetën dhe punën në fshat. Estref Qelemeni është ndër mjeshtrit e fundit që ende ushtron profesionin e saraçit, duke riparuar dhe përgatitur pajisjet për kafshët e punës, një zanat i trashëguar brez pas brezi nga babai i tij.

    Që në fëmijëri, Estrefi është rritur mes lëkurëve, shalëve dhe veglave të punës, duke ndjekur nga afër përkushtimin e të atit në këtë profesion tradicional. Edhe pse rrugëtimi i tij profesional nisi ndryshe, fillimisht si saldator dhe më pas në tregtinë e lëkurëve, ndryshimet ekonomike e rikthyen sërish tek zanati i familjes.

    Your browser does not support the video tag.

    Sot, ai konsiderohet si i vetmi saraç në Korçë dhe zonat përreth, ndërsa punishtja e tij vizitohet nga klientë të ardhur nga shumë zona të Shqipërisë, por edhe nga Greqia, ku tregton një pjesë të punimeve artizanale të realizuara me dorë.

    Ndonëse koha ka ndryshuar dhe përdorimi i kafshëve të punës është reduktuar ndjeshëm, Estref Qelemeni vijon ta mbajë gjallë këtë profesion të rrallë, duke ruajtur një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë artizanale të Korçës.

    Megjithatë, mungesa e brezit të ri që të ndjekë këtë rrugë mbetet shqetësimi më i madh. Fëmijët e tij kanë emigruar jashtë vendit dhe nuk janë lidhur me zanatin, çka rrezikon që me Estrefin të shuhet edhe një nga profesionet më të vjetra tradicionale të zonës.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Pogradecari 5 orë pret Ramën: Më lini ta përqafoj, më zgjidhi hallet! Dua ta falenderoj

    August 23, 2026

    Rama sot kërkon llogari drejtuesve politikë, ja axhenda

    August 23, 2026

    Mbi 30 mijë dalje nga Kapshtica në 4 ditë, emigrantët nisin kthimin

    August 22, 2026

    Serenatat e Ziçishtit, tradita që i reziston kohës

    August 22, 2026
    TE FUNDIT

    Pogradecari 5 orë pret Ramën: Më lini ta përqafoj, më zgjidhi hallet! Dua ta falenderoj

    August 23, 2026

    Rama sot kërkon llogari drejtuesve politikë, ja axhenda

    August 23, 2026

    Mbi 30 mijë dalje nga Kapshtica në 4 ditë, emigrantët nisin kthimin

    August 22, 2026

    Serenatat e Ziçishtit, tradita që i reziston kohës

    August 22, 2026
    EKSKLUZIVE

    Ju rrëfej Rion, historia e bariut nga India mes maleve të Kolonjës

    30 vjeçarja rreh nënën në Korçë, arrestohet – Emri

    Gramozi blihet nga italianët, Erseka drejt një epoke të re sportive

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.