Jemi GATI?
Asnjëherë nuk kam menduar dhe nuk kam për t’a çuar nëpër mend se jam më i mirë se të tjerët. Por gjithmonë kam menduar se shoh një rrugë tjetër. Një mundësi tjetër. Një të ardhme që mendoj se mund të jetë më e mirë për këdo.
Mund të zgjohesh kur të tjerët flenë. Të studiosh kur të tjerët argëtohen. Të punosh kur të tjerët ankohen. Të ndërtosh kur të tjerët vetëm flasin. Por vjen një momente kur do të pyesësh veten se pse po e bën gjithë këtë kur askush nuk të kërkoi ta bëje. Askush nuk të premtoi se do të ishte e lehtë. Dhe ndoshta askush nuk do ta kuptojë menjëherë vizionin që ke.
Gjithmonë kam besuar dhe do besoj se qytetet nuk ndryshohen vetëm duke pritur që dikush tjetër t’i ndryshojë. Duhet që një moment të thuash se PO, unë mund të bëj më shumë. Unë mund të bëj më mirë. Unë kam një vizion dhe pastaj të jesh i gatshëm ta kthesh atë vizion në punë, përgjegjësi dhe rezultate. Nuk kam patur dhe nuk do kem nevojë për duartrokitje për të besuar tek ajo që shoh.
Poradeci im MeritON ambicie. MeritON një vizion. Dhe mbi të gjitha, MeritON njerëz që janë gati të punojnë për të.
Unë jam gati! A jemi gati bashkë? – shkruan Andi Shkira


