Klubi i Futbollit Skënderbeu ka reaguar me një njoftim zyrtar lidhur me gjendjen shëndetësore të presidentit Ardjan Takaj.
Përmes një deklarate, klubi bën me dije se për shkak të disa komplikacioneve shëndetësore, Takaj i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila ka rezultuar e suksesshme.
Sipas njoftimit, gjendja e tij është normale dhe nuk paraqitet asnjë rrezik për shëndetin e presidentit.
Familja Takaj ka shprehur mirënjohje për të gjitha mesazhet dhe urimet inkurajuese të mbërritura në këto momente.
Para Skënderbe ❤️


