Skënderbeu do ta nisë sezonin e ri të Superiores në transfertë, përballë Vllaznisë. Bardhekuqtë do të kenë një start të ngjeshur, me pesë përballje të forta në harkun e më pak se një muaji.
Pas sfidës së parë në Shkodër, korçarët do të presin Dinamo City në stadiumin “Skënderbeu”, përpara se të udhëtojnë drejt Rrogozhinës për t’u përballur me Egnatian.
Në javën e katërt, Skënderbeu do të luajë sërish në shtëpi, këtë herë ndaj Tiranës. Pesëjavëshi i parë do të mbyllet në transfertë ndaj Vorës.
5 javët e para:
- Vllaznia – Skënderbeu
- Skënderbeu – Dinamo City
- Egnatia – Skënderbeu
- Skënderbeu – Tirana
- Vora – Skënderbeu
Një start me përballje të forta për Skënderbeun, që rikthehet në elitën e futbollit shqiptar me synimin për të zhvilluar një sezon sa më pozitiv.


