Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takojnë kryeministrin: Marrim 10 mijë lekë pension në muaj

    September 16, 2026

    “Do shkrihet Kolonja dhe Devolli më vonë”, ja çfarë ndodhi brenda takimit të Ramës në Korçë

    September 16, 2026

    ZLATKO KRAMARIĆ – AMBASADORI I KROACISË NË SHQIPËRI

    September 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » “Valsi i Yjeve”, poezia e Lasgush Poradecit merr jetë në muzikë nga Xhon Jesku
    Vendi

    “Valsi i Yjeve”, poezia e Lasgush Poradecit merr jetë në muzikë nga Xhon Jesku

    August 10, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Poezitë e pavdekshme të Lasgush Poradecit, mes tyre “Më zu një mall”, “Malli”, “U patmë nisur”, “Vallja e Yjeve”, “Ku shtrohet vala” dhe “Poradeci”, janë kthyer në muzikë nga kantautori pogradecar Xhon Jesku.

    Artisti ka krijuar gjashtë këngë të reja të mbështetura në lirikat e poetit të madh, një projekt artistik i sjellë për publikun përmes koncertit “Valsi i Yjeve”.

    Your browser does not support the video tag.

    Për Jeskun, kjo ka qenë një sfidë e veçantë artistike dhe një përgjegjësi e madhe, pasi shndërrimi i vargjeve të Lasgushit në tinguj kërkon jo vetëm krijimtari, por edhe ndjeshmëri dhe respekt maksimal ndaj veprës së tij.

    Pjesë e këtij koncerti ishte edhe Maria Gusho, vajza e Lasgush Poradecit, e cila e ndoqi me emocione të veçanta interpretimin e këngëve të frymëzuara nga krijimtaria e të atit. Ajo shprehu kënaqësinë që vargjet e Lasgushit vazhdojnë të frymëzojnë artistë të rinj dhe të marrin jetë përmes formave të reja muzikore.

    Një vend të veçantë në këtë projekt zë poezia “Poradeci”, e cila është punuar me synimin që të shndërrohet në himnin e qytetit të Pogradecit dhe të interpretohet në aktivitete e evente të ndryshme kulturore.

    Përmes këtij projekti, poezia e Lasgush Poradecit vjen tek brezat e rinj në një formë të re, duke ndërthurur trashëgiminë letrare me muzikën dhe duke mbajtur të gjallë frymën e poetit që i kushtoi vargjet e tij liqenit, dashurisë dhe qytetit të lindjes.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takojnë kryeministrin: Marrim 10 mijë lekë pension në muaj

    September 16, 2026

    “Do shkrihet Kolonja dhe Devolli më vonë”, ja çfarë ndodhi brenda takimit të Ramës në Korçë

    September 16, 2026

    ZLATKO KRAMARIĆ – AMBASADORI I KROACISË NË SHQIPËRI

    September 16, 2026

    NGA KORÇA TEK PEPSI/ SHQIPTARJA QË U PËRFSHI NË FUSHATAT E SUPER BOWL ME YJET BOTËRORË…

    September 16, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    Jo më rradhë të gjata në Qafë Thanë, “One Stop” para sezonit veror

    Katedralja e Shën Gjergjit – Tempulli i identitetit korçar, i ngritur me sakrifica dhe i shembur nga diktatura

    Harrohet Thoma Turtulli, njeriu që i dhuroi Korçës gjithçka

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.