Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takojnë kryeministrin: Marrim 10 mijë lekë pension në muaj

    September 16, 2026

    “Do shkrihet Kolonja dhe Devolli më vonë”, ja çfarë ndodhi brenda takimit të Ramës në Korçë

    September 16, 2026

    ZLATKO KRAMARIĆ – AMBASADORI I KROACISË NË SHQIPËRI

    September 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Pusteci hap sezonin turistik, shtohet ndjeshëm numri i turistëve të huaj në Prespë
    Kulture

    Pusteci hap sezonin turistik, shtohet ndjeshëm numri i turistëve të huaj në Prespë

    June 14, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Sezoni turistik është çelur zyrtarisht në bashkinë e Pustecit, një nga destinacionet më të veçanta turistike të juglindjes së Shqipërisë. Parku Kombëtar i Prespës po tërheq çdo vit e më shumë vizitorë, veçanërisht turistë të huaj, të cilët mbeten të mahnitur nga natyra, liqeni i Prespës, ishulli i Maligradit dhe gatimet tradicionale të zonës.

    Vizitorë nga vende të ndryshme europiane po zgjedhin Pustecin si destinacion për të kaluar disa ditë mes qetësisë dhe bukurive natyrore. Turistët vlerësojnë mikpritjen e banorëve, ndërsa operatorët turistikë konfirmojnë një rritje të ndjeshme të numrit të të huajve vitet e fundit.

    Your browser does not support the video tag.

    Sipas tyre, vizitorët vijnë kryesisht nga Gjermania, Franca, Holanda dhe vende të tjera europiane, duke preferuar turizmin natyror, kampingun buzë liqenit dhe gatimet tradicionale, ku peshku i Prespës mbetet produkti më i kërkuar.

    Kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, shprehet se banorët e zonës janë ndërgjegjësuar për rëndësinë e turizmit dhe po investojnë gjithnjë e më shumë në bujtina, akomodime dhe shërbime për vizitorët.

    Ishulli i Maligradit, fshatrat Zaroshkë, Gollomboç, Goricë dhe muzeu i Sterjo Spasse janë vetëm disa nga atraksionet që e bëjnë Prespën një nga destinacionet më të kërkuara nga turistët e huaj që vizitojnë juglindjen e vendit. Me rritjen e fluksit të vizitorëve dhe investimeve në sektorin privat, Pusteci po konsolidohet si një nga pikat më të rëndësishme të turizmit natyror në Shqipëri.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Rikthehet në Pogradec Festivali i Monodramës “Albamono”

    September 13, 2026

    Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë mbyll edicionin e 13-të në Korçë

    September 7, 2026

    Nga gjurmët e Rrugës Egnatia te varret monumentale të Selcës së Poshtme dhe letra e kolonelit francez, përse Podradeci po josh turistët

    September 5, 2026

    “Arti bashkon atë që politika ndan”, Pogradeci mbledh piktorë nga më shumë se 10 vende

    August 31, 2026
    TE FUNDIT

    Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takojnë kryeministrin: Marrim 10 mijë lekë pension në muaj

    September 16, 2026

    “Do shkrihet Kolonja dhe Devolli më vonë”, ja çfarë ndodhi brenda takimit të Ramës në Korçë

    September 16, 2026

    ZLATKO KRAMARIĆ – AMBASADORI I KROACISË NË SHQIPËRI

    September 16, 2026

    NGA KORÇA TEK PEPSI/ SHQIPTARJA QË U PËRFSHI NË FUSHATAT E SUPER BOWL ME YJET BOTËRORË…

    September 16, 2026
    EKSKLUZIVE

    I riu dhunohet nga polici në Fier: I komentova motrës së tij në Facebook je bërë shumë e bukur

    Arrestime dhe procedime penale në Korçë për shkelje të ndryshme ligjore

    Vrau me thikë në zemër bashkëmoshatarin në Maliq! 14-vjeçari në gjendje të rënduar psikologjike

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.