Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Sevasti Qiriazi, gruaja që i hapi rrugën arsimimit të vajzave shqiptare

    August 14, 2026

    Parakalim i gabuar në aksin Pogradec- Qafë Thanë, gjobitet shoferi i kamionit. I pezullohet për 4 muaj patenta

    August 14, 2026

    Stuhi e fortë shiu përfshin Pogradecin, përmbyten disa rrugë dhe biznese

    August 14, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Protestantët synojnë rikthimin e Shkollës së Vashave në Korçë si muze
    Vendi

    Protestantët synojnë rikthimin e Shkollës së Vashave në Korçë si muze

    August 14, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Më shumë se 130 vite histori rrezikojnë të mbeten pas mureve të një godine të lënë prej vitesh në harresë. Bëhet fjalë për Shkollën e Vashave në Korçë, një prej simboleve më të rëndësishme të arsimit shqip dhe emancipimit të gruas shqiptare.

    Në vitin 1891, në këtë godinë mësonin më shumë se 100 vajza. Shkolla u ngrit falë përpjekjeve të familjes Qiriazi, e cila pati një rol të rëndësishëm në historinë e arsimit, Rilindjes Kombëtare dhe protestantizmit shqiptar.

    Your browser does not support the video tag.

    Sot, godina është riblerë nga komuniteti ungjillor, i cili ka nisur ndërhyrjet e para emergjente për të ndalur degradimin e saj. Synimi, megjithatë, është shumë më i madh: rikthimi i godinës në identitet dhe shndërrimi i saj në një muze të historisë së arsimit dhe të familjes Qiriazi.

    Sipas David Hosaflook, nga Institute for Albanian & Protestant Studies, ndërtesa ka një rëndësi të veçantë për historinë e komunitetit protestant dhe të qytetit të Korçës.

    “Ky objekt, pavarësisht se është monument kulture, ka qenë i pabesueshëm dhe gjendja është e tmerrshme. Ka nevojë për ndërhyrje urgjente, vetëm ta mbrojmë. Në tetor kemi 135-vjetorin e Shkollës së Vashave. Qëllimi dhe ideja është të kthehet në muze. Duam të bëjmë një muze shumë tërheqës për kombin shqiptar. Nuk ka qenë vetëm shkollë apo kishë, janë fshehur çeta, ka qenë spital për të plagosurit dhe shumë gjëra të tjera kanë ndodhur këtu”, shprehet ai.

    Punimet kanë nisur fillimisht për të mbrojtur godinën nga përkeqësimi i mëtejshëm, ndërsa projekti synon krijimin e një hapësire muzeale ku vizitorët të mund të njihen me historinë e Shkollës së Vashave, familjes Qiriazi dhe dokumenteve të rëndësishme të periudhës.

    Nga një ndërtesë ku dikur vajzat shqiptare mësonin gjuhën e tyre, synohet të krijohet një hapësirë që do t’u rrëfejë brezave historinë e arsimit dhe emancipimit të gruas shqiptare.

    Pas vitesh harrese, sfida mbetet rikthimi në jetë i kësaj godine dhe shndërrimi i saj në një muze që tërheqë jo vetëm qytetarët e Korçës, por edhe vizitorë e turistë të interesuar për një prej kapitujve më të rëndësishëm të historisë së arsimit shqip.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Sevasti Qiriazi, gruaja që i hapi rrugën arsimimit të vajzave shqiptare

    August 14, 2026

    Parakalim i gabuar në aksin Pogradec- Qafë Thanë, gjobitet shoferi i kamionit. I pezullohet për 4 muaj patenta

    August 14, 2026

    Stuhi e fortë shiu përfshin Pogradecin, përmbyten disa rrugë dhe biznese

    August 14, 2026

    Dr. Nebi Dervishi: Kontributi i familjes Qiriazi ne ngritjen e vetëdijes kombëtare

    August 14, 2026
    TE FUNDIT

    Sevasti Qiriazi, gruaja që i hapi rrugën arsimimit të vajzave shqiptare

    August 14, 2026

    Parakalim i gabuar në aksin Pogradec- Qafë Thanë, gjobitet shoferi i kamionit. I pezullohet për 4 muaj patenta

    August 14, 2026

    Stuhi e fortë shiu përfshin Pogradecin, përmbyten disa rrugë dhe biznese

    August 14, 2026

    Dr. Nebi Dervishi: Kontributi i familjes Qiriazi ne ngritjen e vetëdijes kombëtare

    August 14, 2026
    EKSKLUZIVE

    Të dyshuarit për vrasjen e Martin Çeços lihen në arrest shtëpiak, babai i viktimës “shpërthen” pas vendimit: Do t’i djeg me benzinë!

    Lajm i fundit – Aksident me dy të plagosur në Çërravë

    Procedime penale për dhunë në familje në Korçë dhe Devoll

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.