Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Bashkia Gjirokastër reagon: Lajmet për infektim me HIV/AIDS janë të rreme dhe synojnë panik

    April 18, 2026

    Katër orë në këmbë për të arsimuar 2 nxënës/ Ndërroi jetë duke u kthyer nga puna, Berisha: Mësuesi Albani Bejleri, “Dëshmor i Atdheut”! Qeveria vlerëson vetëm kriminelët

    April 18, 2026

    Arrestime dhe procedime në Korçë e Pogradec, në kërkim një 37-vjeçar për mashtrim

    April 18, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Të moshuarit në vetmi/ Alarm në Korçë
    Vendi

    Të moshuarit në vetmi/ Alarm në Korçë

    April 18, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Rritja e rasteve të të moshuarve që jetojnë të vetmuar dhe gjenden të pajetë në banesat e tyre po kthehet në një fenomen shqetësues në qytetin e Korçës.

    Ky realitet ka ngritur alarmin mes ekspertëve dhe institucioneve, duke nxjerrë në pah pasojat e emigracionit dhe braktisjes sociale.

    Sipas sociologes Maria Dojçe, tkurrja e popullsisë në Qarkun e Korçës, e reflektuar edhe në statistikat e vitit 2023, po shoqërohet me rritjen e numrit të të moshuarve që jetojnë të vetëm.

    Your browser does not support the video tag.

    Mbi 40% e tyre nuk kanë fëmijë pranë për t’u kujdesur, çka i ekspozon ndaj izolimit dhe vështirësive të përditshme.

    Ajo thekson se kjo grupmoshë, e cila përballet me rënie të aftësive fizike dhe shëndetësore, e ka të vështirë të përballojë jetesën pa ndihmë, duke rrezikuar mirëqenien sociale dhe ekonomike.

    Të moshuarit në vetmi/ Alarm në Korçë

    “Edhe statistikat e INSTAT të vitit 2023 kanë theksuar një tkurrje të popullatës në Qarkun e Korçës. Kjo do të reflektohet edhe në rritjen e moshës së tretë të vetmuar, ku mbi 40% e tyre nuk kanë asnjë fëmijë brenda në qytet që të kujdeset për këtë grupmoshë. Është shumë e vështirë që kjo grupmoshë, e cila është duke dalë nga aftësitë e jetës, me rënie të aftësive vetjake, të vazhdojë ciklin e jetës shëndetshëm dhe në mirëqenie të plotë sociale e ekonomike.”

    Sociologia apelon për më shumë përgjegjësi nga ana e familjarëve, duke kërkuar që fëmijët të mos i braktisin prindërit, por të sigurojnë kujdes të vazhdueshëm për ta.

    “Duhet një mbështetje edhe nga fëmijët, të cilët nuk duhet t’i braktisin në mënyrë kategorike prindërit. Fëmijët duhet të sigurojnë dikë që të kujdeset për ta, apo edhe të kthehen për të jetuar me prindërit e tyre.”

    Nga ana tjetër, edhe pse Bashkia e Korçës ka ndërmarrë nisma si qendrat ditore për të moshuarit, këto masa konsiderohen të pamjaftueshme. Sipas saj, nevojitet një shtrirje më e gjerë e shërbimeve sociale, përmes punonjësve që duhet të ndjekin të moshuarit në banesat e tyre disa herë në ditë.

    “Nga ana tjetër, edhe institucionet, këtu i referohem më shumë bashkisë, e cila ka një politikë sociale shumë të mirë në vetvete me qendrat ditore që ka aktivizuar në qytetin e Korçës, por nuk mjafton. Në rastin e moshës së tretë, të prindërve të moshuar që jetojnë vetëm, nuk mjafton vetëm një qendër ditore, kryesisht për gratë, pasi burrat e kanë më të lehtë për të dalë nga shtëpia, për të kaluar disa orë në qendrat ditore e për të marrë shërbime. Gratë zakonisht rrinë brenda në shtëpi, nuk dalin ose janë të paafta edhe në aspektin shëndetësor. Në këtë rast, këto qendra ditore duhet të rekrutojnë punonjës të shërbimit social dhe të bëhet një grafik ditor që ata t’u shkojnë familjeve që janë në moshë të tretë dhe jetojnë të vetëm në shtëpi, të shkojnë 2 ose 3 herë në ditë për t’i parë, për t’u kujdesur e për t’i ndihmuar në shërbimet jetësore.”

    Të moshuarit në vetmi/ Alarm në Korçë

    Një tjetër shqetësim mbetet edhe kapaciteti i kufizuar i rezidencave për të moshuarit, të cilat aktualisht janë të mbingarkuara dhe me lista pritjeje. Ndërkohë, kostot e këtyre shërbimeve mbeten të papërballueshme për shumicën, për shkak të pensioneve të ulëta. Ekspertët theksojnë se pa një ndërhyrje më të strukturuar dhe të koordinuar, fenomeni i vetmisë dhe braktisjes së të moshuarve rrezikon të thellohet edhe më tej.

    “Kam dëgjuar që rezidenca e të moshuarve në Korçë i ka vendet e plotësuara dhe ka një listë pritjeje. Kjo është alarmante sa i përket braktisjes së moshës së tretë. Them se është shumë e rëndë që t’i lësh prindërit në këtë moshë, kur humbasin të gjitha aftësitë jetike e funksionale, t’i lësh të mbijetojnë në mënyrë dramatike. Jam në dijeni që është hapur edhe një qendër tjetër rezidenciale që ofron shërbime mjekësore, por edhe sociale për moshën e tretë, por edhe këto qendra duan një buxhet të caktuar dhe gjendje financiare të mirë. Pensionet aktuale në Shqipëri nuk ua mundësojnë personave të moshës së tretë që të paguajnë këto shërbime. Ndaj bashkia duhet t’u vijë në ndihmë me një grafik të posaçëm sipas lagjeve, ku dy herë në ditë të moshuarit të jenë nën vëzhgimin e punonjësve socialë.”

    Të dhënat e fundit e bëjnë edhe më alarmante këtë situatë. Vetëm në 6-mujorin e fundit janë regjistruar 6 raste të vdekjeve natyrale në banesë në të gjithë Qarkun e Korçës, ku 3 prej tyre janë shënuar në Maliq dhe 3 në qytetin e Korçës. Shifra që, përtej numrave, tregojnë një realitet të dhimbshëm të vetmisë dhe mungesës së kujdesit për moshën e tretë, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme dhe më të koordinuar nga familja dhe institucionet. 

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Bashkia Gjirokastër reagon: Lajmet për infektim me HIV/AIDS janë të rreme dhe synojnë panik

    April 18, 2026

    Katër orë në këmbë për të arsimuar 2 nxënës/ Ndërroi jetë duke u kthyer nga puna, Berisha: Mësuesi Albani Bejleri, “Dëshmor i Atdheut”! Qeveria vlerëson vetëm kriminelët

    April 18, 2026

    Arrestime dhe procedime në Korçë e Pogradec, në kërkim një 37-vjeçar për mashtrim

    April 18, 2026

    Motorally 2026 ndez motorët, starton Kampionati Kombëtar i Motoçiklizmit

    April 18, 2026
    TE FUNDIT

    Bashkia Gjirokastër reagon: Lajmet për infektim me HIV/AIDS janë të rreme dhe synojnë panik

    April 18, 2026

    Katër orë në këmbë për të arsimuar 2 nxënës/ Ndërroi jetë duke u kthyer nga puna, Berisha: Mësuesi Albani Bejleri, “Dëshmor i Atdheut”! Qeveria vlerëson vetëm kriminelët

    April 18, 2026

    Arrestime dhe procedime në Korçë e Pogradec, në kërkim një 37-vjeçar për mashtrim

    April 18, 2026

    Të moshuarit në vetmi/ Alarm në Korçë

    April 18, 2026
    EKSKLUZIVE

    Bashkia Maliq drejt përfundimit të procesit të regjistrimit të dëmeve nga përmbytjet

    Egla Ceno dënohet për shpifje ndaj moderatorit Saimir Kodra

    MINIKASKO në SIGAL: mbulim financiar edhe nëse je shkaktari i dëmit

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.