Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Përfundon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët rikthehen në auditorë

    November 2, 2026

    Thomas Enkelana reagon pas zjarrit në fabrikën e kafesë: Aktiviteti vijon normalisht

    November 2, 2026

    Baçallëku, bujqësia humbet shpresën, fermerët përballen me mungesën e ujit dhe tregut

    November 2, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Pogradeci mirëpret edicionin e 15-të të Balkan Film & Food Festival
    Kulture

    Pogradeci mirëpret edicionin e 15-të të Balkan Film & Food Festival

    September 16, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Pogradeci bëhet sërish kryeqendra e artit dhe shijes ballkanike!
    Nga data 16 deri më 20 shtator 2025, qyteti liqenor mirëpret edicionin e 15-të të Balkan Film & Food Festival, një ngjarje unike që bashkon kinemanë e rajonit me traditat kulinare. Për pesë ditë me radhë, Pogradeci do të pulsojë nga premiera filmash, degustime ushqimesh tradicionale dhe aktivitete kulturore që sjellin pranë njëri-tjetrit artistë, regjisorë, producentë e dashamirës të kinemasë dhe gastronomisë nga gjithë Ballkani.

    #BalkanFilm&FoodFestival, që do të zhvillohet nga 16 deri më 20 Shtator 2025, në qytetin magjepsës buzë liqenit të Pogradecit, Shqipëri.

    Your browser does not support the video tag.

    Më shumë se 50 filma—përfshirë filma të shkurtër, dokumentarë, animacione dhe filma me metrazh të gjatë—do të shfaqen, duke festuar krijimtarinë e kineastëve nga i gjithë Ballkani: #Turqia, #Rumania, #Shqipëria, #Kosova, #Serbia, #Bosnja&Hercegovina, #Bullgaria, #Kroacia, #MaqedoniaeVeriut, #Sllovenia, #Greqia dhe #MaliZi.

    Gjatë pesë ditëve , publiku do të ketë mundësi të shijojë shfaqje falas në dy ambiente. Programet e ditës fillojnë në orën 11:00 në Kinemanë e Pogradecit, ndërsa shfaqjet e mbrëmjes fillojnë në orën 19:00.

    Për më tepër, çdo natë në orën 21:00, Festivali do të prezantojë klasikët e restauruar digjitalisht të kinemasë shqiptare, qe do te shfaqen në sheshin kryesor pranë Qendrës Multifunksionale të Pogradecit, vetëm disa hapa larg Liqenit të Ohrit—një atmosferë ku filmi, kultura dhe natyra bashkohen.

    Përtej ekranit, të ftuarit janë të mirëpritur të zbulojnë shijet e Ballkanit—kuzhinë tradicionale, specialitete rajonale, raki dhe verë—duke eksploruar trashëgiminë natyrore dhe kulturore në Tushemisht, Lin, kodrat e Kabashit, ose thjesht duke shijuar një shëtitje me varkë apo një not në liqen.

    Bashkohuni me ne në këtë Edicion të 15-të festiv të #BalkanFilmFoodFestival në Pogradec!

    Edicioni i 15 i Festivalit mundesohet fale mbeshtetjes te cmuar te Bashkia Pogradec (Faqe Zyrtare), Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Arkivi Qendror Shteteror i Filmit Qendra Multifunksionale Pogradec

    Udhetimi yne ballkanik vazhdon..

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Shtëpia muze e Dritëro Agollit përurohet në Menkulas, në 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

    October 13, 2026

    Ledjan Zeqollari nxjerr shkrimet e rëndësishme për Linin më 1923

    October 6, 2026

    Ersekë, Rinalt Kasko promovon librin e parë me poezi “Qyteti prej letre”

    October 1, 2026

    Poezia e Dhimitër Pojanakut, një mbrëmje mes vargut, muzikës dhe emocioneve

    September 27, 2026
    TE FUNDIT

    Përfundon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët rikthehen në auditorë

    November 2, 2026

    Thomas Enkelana reagon pas zjarrit në fabrikën e kafesë: Aktiviteti vijon normalisht

    November 2, 2026

    Baçallëku, bujqësia humbet shpresën, fermerët përballen me mungesën e ujit dhe tregut

    November 2, 2026

    Skënderbeu dhe Vllaznia ndajnë pikët në Korçë, barazim 1-1 mes rasteve të shumta dhe pretendimeve për penallti

    November 2, 2026
    EKSKLUZIVE

    Ish Ministri Dritan Demiraj/Pogradeci një mrekulli

    Selenica, tokë e pasur, njerëz të varfër – Njerëzit e Fshatit

    Ilir Xhakolli bën veprimin e papritur, shtëpia që u dogj do rikonstruktohet nga bashkia e Pogradecit

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.